Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se pas zgjidhjes së krizës institucionale, Kosova tashmë e ka krijuar mundësinë për ta ndjekur në mënyrë aktive agjendën e saj evropiane.
Ai këtë deklaratë e bëri në pritjen e organizuar me rastin e “Ditës së Bashkimit gjerman”, që u mbajt sonte.
“Pas zgjidhjes së krizës institucionale, pres me padurim të punoj me energji të re, si në bashkëpunimin tonë dypalësh, ashtu edhe në agjendën evropiane të Kosovës. Duke krijuar institucione stabile, vendi tashmë e ka vendosur veten në pozitë që ta ndjekë sërish në mënyrë aktive këtë agjendë. Kjo nuk do të thotë se rruga përpara do të jetë gjithmonë e lehtë. Ky proces do të kërkojë ende debate dhe vendime të vështira, si brenda vendit, ashtu edhe me të tjerët. Dhe do të doja të shtoja se edhe përvoja e vendit tim është dëshmi për këtë”, tha Rudolph, raporton "Kosova Press".
Ai theksoi që Kosova të vazhdojë ta ndjekë synimin për integrim në strukturat evropiane.
“I know that there is impatience in Kosovo for a process that now seems to be taking too long, and believe me, I share this impatience. But, in a sense, the goal of Kosovo’s full integration into European structures may be even more important today than it was when you started this path. The political and security landscape on our continent is changing in a way we have not seen for many years. Russia’s war of aggression against Ukraine is in its fifth year. My country and several others have been the target of so-called hybrid attacks. In this environment, Kosovo can no longer and should no longer look only inward, but rather should see its European integration as an active contribution to peace and security in Europe,” added Ambassador Rudolph.
E kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi lajm të mirë zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës për presidente të Kosovës, duke e parë në funksion të stabilitetit institucional.
“Sonte vijmë në këtë festë edhe me një lajm të mirë nga shtëpia jonë, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. E zgjodhëm presidenten e re të Republikës së Kosovës dhe tash do të kemi stabilitet institucional. Ndoshta edhe ambasadori gjerman nuk deshi që ta organizojë festën e ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor, duke na pritur neve që ta zgjedhim presidenten e re. Presidentja e re, znj. Justina Shiroka Pula, është presidentja e tretë grua, në fakt e katërta, nëse më llogarisni edhe mua si ushtruese detyre të presidentes që isha. Por edhe në Kryesinë e Kuvendit, nga gjashtë sa jemi, katër janë gra: përveç meje si kryetare e Kuvendit dhe tri nënkryetare të Kuvendit, mes nesh edhe znj. Emilija Rexhepi”, u shpreh ajo.
Haxhiu tha se Gjermania është shembull për peshën që gratë kanë në udhëheqjen e vendit, ndërsa vuri në pah rëndësinë historike të bashkimit gjerman më 3 tetor 1990.