Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Trump's decision to suspend visas for migrants from 75 countries, including Kosovo and Albania, is overturned

Donald Trump

Photo: Associated Press

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar vendimin e administratës së presidentit Donald Trump për pezullimin e vizave për emigrantët nga 75 vende të botës, në mesin e të cilave ishin edhe Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shkruan Le Monde.

Gjyqtarja e Gjykatës Federale për Distriktin jugor të New Yorkut, cila ka marrë vendimin, Jeannette Vargas, e ka cilësuar vendimin “në kundërshtim me ligjin” dhe tha se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kishte tejkaluar kompetencat e tij ligjore.

Ky vendim që pati hyrë në fuqi në janar, pezullonte shqyrtimin e vizave për migrantë për shtetasit e 75 vendeve, mes tyre Afganistani, Brazili, Egjipti, Irani, Iraku, Nigeria, Somalia, Tajlanda dhe Jemeni.

Në atë kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte deklaruar se masa synonte të garantonte që emigrantët nga vendet e konsideruara me rrezik të lartë të mos abuzonin me skemat e ndihmës sociale në SHBA apo të bëheshin barrë për shtetin.

Vendimi i së premtes anulon refuzimet e vizave që janë bërë vetëm në bazë të kësaj politike. Administrata amerikane mund ta apelojë vendimin.

also Rugova's Ministry of Defense and the three status options... Arberi Rugova's Ministry of Defense and the three status options...

Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë me premtimin për dëbimin e miliona emigrantëve pa dokumente dhe që atëherë ka ndërmarrë një sërë masash për përshpejtimin e dëbimeve dhe reduktimin e kalimeve të paligjshme të kufirit.

Shtetet të cilat prekeshin nga vendimi janë: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizën, Butanin, Bosnjë e Hercegovinën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Domenikën, Egjiptin, Eritrean, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grinlandën, Guatemalën, Guinean, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgizinë, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë e Veriut, Marokun, Nepalin, Nikaraguan, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kits dhe Nevisin, Shën Lucinë, Shën Vincentin dhe Gernadinën, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Urugain, Uzbekistanin dhe Jemenin.