Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Unit A4 returns to operation

KEK

Photo: Alban Bujari

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A4 është rikthyer në operim. 

KEK-u njoftoi se pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, njësia A4 ka filluar procesin e startimit dhe së shpejti pritet të sinkronizohet me rrjetin.

Ndërkohë ka bërë të ditur se për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë. 

“Gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë. KEK kërkon mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Më 12 gusht Njësia A4 ishte ndalur pas evidentimit të disa parregullsive teknike. Ndalja ishte bërë për kontrollimin e pajisjeve dhe kryerjen e ndërhyrjeve përkatëse.