---
description: Kosova është në prag të një kolapsi energjetik me korporatën e saj...
title: "Reuters: Kosova drejt kolapsit energjetik"
image: https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/July/27/2017-07-27T143036Z_1521588305_RC13C53CF8A0_RTRMADP_3_KOSOVO-ENERGY1501176622.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Reuters: Kosova drejt kolapsit energjetik

![](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/July/27/2017-07-27T143036Z_1521588305_RC13C53CF8A0_RTRMADP_3_KOSOVO-ENERGY1501176622.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 27 korrik 2017 21:29
- Shpërndaje në:

- 27 korrik 2017 21:29
- Shpërndaje në:

Kosova është në prag të një kolapsi energjetik me korporatën e saj të energjisë që ka rezerva të thëngjillit vetëm edhe për dy javët e ardhshme, shkruan Reuters.

Problemi mund të shihet nga të gjithë, pasi në fshatin Shipitullë ekskavatorët e mëdhenj dhe të ndryshkur, ngjashëm me “Transformers”, qëndrojnë të papunë, transmeton Koha.net. Ata nuk marrin thëngjillin, përkundër që është në sasi të madhe.

Kosova ka më shumë se 14 miliardë ton rezerva të dëshmuara të linjitit, e pesta më e madhja në botë. Por, ka qenë e detyruar të djegë rezerva të thëngjillit për të mbajtur në funksion dy termocentralet e saj.

Arsyeja është dështimi i Qeverisë për të marrë përsipër tokën private për të shfrytëzuar linjitin.

Korporata Energjetike e Kosovës – KEK, duhet të marrë mbi 52 hektarë tokë private për të marrë qymyrin e pashfytëzuar, por banorët lokalë kërkojnë më shumë para për t’u rivendosur dhe Qeveria nuk e ka trajtuar me sukses këtë problem që është ngritur që nga viti 2013.

“Do të punojmë me kapacitet të plotë vetëm edhe për dy javët e ardhshme. Në javët e ardhshme do të përballemi me një mungesë të konsiderueshme të energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese, të gjitha varn nga mënyra se si do t’i shpenzojmë rezervat e fundit”, është shprehur Arben Gjukaj, drejtor i KEK-ut.

[Edhe ![Ngec zhvendosja e banorëve të Hadës dhe Shipitullës, KEK-u paralajmëron kolaps energjetik](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/December/03/Mihjet-Thengjillit-Nevojat-KEK-Prodhimin-Energjise-Shipitull-Obiliq-Ilustrime-dp_31512341162.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 dhj 2017 Ngec zhvendosja e banorëve të Hadës dhe Shipitullës, KEK-u paralajmëron kolaps energjetik](https://www.koha.net/arberi/ngec-zhvendosja-e-banoreve-te-hades-dhe-shipitulles-kek-u-paralajmeron-kolaps-energjetik-1)

Tre vjet më parë, kur KEK-u iu kishte thënë pronarëve të shtëpive se kishte nevojë për tokën e tyre, zona kishte 99 shtëpi, por banorët në ndërkohë kanë ndërtuar edhe 120 shtëpi përmes së cilave shpresojnë të përfitojnë nga ligji i shpronësimit.

Autoritetet nuk kishin bërë asgjë për t’i ndalur këto ndërtesa pa leje.

Kostoja e shpronësimit, fillimisht ishte vendosur 4.5 milionë euro, ndërsa tani ajo është rritur në 15.5 milionë euro dhe do të paguhet nga KEK-u.

Artikuj të ngjashëm

- [![KEK-u ndal mihjet e qymyrit, me rezervat e fundit Kosova ka energji vetëm edhe një muaj](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/February/24/Kosova_B-KEK-Termocentrali-Objekti-Ilustrim-Obiliq-17-12-2015-dp_21487972915.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 kor 2017 KEK-u ndal mihjet e qymyrit, me rezervat e fundit Kosova ka energji vetëm edhe një muaj](https://www.koha.net/arberi/kek-u-ndal-mihjet-e-qymyrit-me-rezervat-e-fundit-kosova-ka-energji-vetem-edhe-nje-muaj)
- [![Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” akuzojnë KEK-un se po blen thëngjill nga Serbia](https://resources.koha.net/images/2021/October/08/Kosova_B-Termocentrali-Furnizimi-Thengjill-Prodhimin-Energjise-Obiliq-14-02-2016-dp_51633718925.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 dhj 2022 Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” akuzojnë KEK-un se po blen thëngjill nga Serbia](https://www.koha.net/arberi/punetoret-e-kosova-thengjillit-akuzojne-kek-un-se-po-blen-thengjill-nga-serbia)
- [![​Tahiri: Kosova po humb 56 milionë euro në muaj nga paaftësia e Qeverisë dhe KEK-ut](https://resources.koha.net/images/2019/October/04/Xhafer_Tahiri-LDK-MPJ-Skandalet-konfer-Prishtine-02-03-2014-dp1570209928.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 gus 2022 ​Tahiri: Kosova po humb 56 milionë euro në muaj nga paaftësia e Qeverisë dhe KEK-ut](https://www.koha.net/arberi/tahiri-kosova-po-humb-560-milione-euro-ne-muaj-nga-paaftesia-e-qeverise-dhe-kek-ut)
- [![KEK-u planifikon të shesë thëngjill, Maqedonia e interesuar](https://resources.koha.net/images/2021/October/08/Kosova_B-Termocentrali-Furnizimi-Thengjill-Prodhimin-Energjise-Obiliq-14-02-2016-dp_51633718925.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 gus 2022 KEK-u planifikon të shesë thëngjill, Maqedonia e interesuar](https://www.koha.net/arberi/kek-u-planifikon-te-publikoje-tender-per-shitje-te-thengjillit)

[Kronikë.]() [Ndalohet një person, dyshohet se i vuri në lajthitje disa shtetas norvegjezë dhe i dëmtoi financiarisht](https://www.koha.net/kronike/ndalohet-nje-person-dyshohet-se-i-vuri-ne-lajthitje-disa-shtetas-norvegjeze-dhe-i-demtoi-financiarisht)

[Futboll.]() [Ronaldo i jep fund karrierës impresive me Portugalinë](https://www.koha.net/futboll/ronaldo-i-jep-fund-karrieres-impresive-me-portugaline)

[Futboll.]() [Përzgjedhësi i Portugalisë thotë se i kërkoi Ronaldos të vazhdonte](https://www.koha.net/futboll/perzgjedhesi-i-portugalise-thote-se-i-kerkoi-ronaldos-te-vazhdonte)

[Arbëri.]() [Gashi: 10 vjet pa vendim për nisjen e hetimeve për Deharin, Prokuroria ende vetëm grumbullon prova](https://www.koha.net/arberi/gashi-10-vjet-pa-vendim-per-nisjen-e-hetimeve-per-deharin-prokuroria-ende-vetem-grumbullon-prova)

[Futboll.]() [Gruda ftohet sërish nga Gjermania: Krenar nëse do të debutoja](https://www.koha.net/futboll/gruda-ftohet-serish-nga-gjermania-krenar-nese-do-te-debutoja)

[Arbëri.]() [Vazhdon protesta në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn, bllokohet rruga para policisë](https://www.koha.net/arberi/vazhdon-protesta-ne-kerkim-te-drejtesise-per-arlinda-zekajn-bllokohet-rruga-para-policise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Reuters: Kosova drejt kolapsit energjetik","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/reuters-kosova-drejt-kolapsit-energjetik","datePublished":"2017-07-27T21:29:28+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:40:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":346,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kosova është në prag të një kolapsi energjetik me korporatën e saj...","url":"https://www.koha.net/arberi/reuters-kosova-drejt-kolapsit-energjetik","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/July/27/2017-07-27T143036Z_1521588305_RC13C53CF8A0_RTRMADP_3_KOSOVO-ENERGY1501176622.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
