Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Ramadani pas votimit të Qeverisë Kurti: Punë s’ka bërë, punë s’ka për të bërë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka komentuar përbërjen e Qeverisë Kurti 4 e po ashtu edhe premtimet për mandatin e ardhshëm.

Ka deklaruar se Kurti do të ulet në kolltuqet qeveritare vet i 21-ti, ndërkaq premtimet nuk i kanë lëvizur që  nga viti 2021.

“Vet i 21-ti në kolltuqe qeveritare, Kurti sot e tha qartë edhe vet se ekspozeja është e njëjta, sikurse që ka qenë. Vërtetë janë premtimet e njëjta pothuajse 100% që nga viti 2021. Pra, s’ka lëvizur gjë që nga ajo kohë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nuk kishte asgjë të re as në përmbajtje dhe as në ekip, sepse sipas tij, përsëritja e fjalëve është krejt çka po ndodh që sa vite. 

“Punë s’ka bërë, punë s’ka për të bërë! Fjalë dhe vetëm fjalë!”, ka shkruar Ramadani, ai dhe partia e të cilit nuk mori pjesë  në seancën e sotme ku u votua Qeveria.

Read other updates
Albin Kurti

Kurti 4 Government is elected

(Lajm i përditësuar)- Me 62 vota për dhe tetë kundër është votuar Qeveria Kurti 4 në...