Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Ukraina ka qëndrim të gabuar për Kosovën, por ka theksuar se e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme.
Në një shkrim drejtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përmes rrjetit social “X”, Rama ka kritikuar reagimet në Shqipëri dhe Kosovë që, sipas tij, pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd kanë kërkuar që të ndryshohet qëndrimi ndaj Ukrainës dhe të ndalet mbështetja për të.
“Miku im i dashur, Volodymyr Zelensky, qëndroi në Beograd dhe tha se Ukraina nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Brenda një ore, nacionalistët folklorikë më të zhurmshëm në Tiranë dhe Prishtinë kishin nisur tashmë të bënin llogaritjet gjeopolitike: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën, të ndalojmë së brohorituri për të lirët dhe së vajtuari për të bombarduarit”, ka shkruar Rama.
Sipas tij, mbështetja për një vend që përballet me agresion nuk duhet të kushtëzohet nga përfitimet apo qëndrimet që ai vend mund të ketë ndaj çështjeve të tjera.
“Çfarë turpi të humbasësh nga sytë të vërtetën e thjeshtë se liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh. Të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në mbështetje të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris sapo viktima e një agresioni barbar të zhgënjen”, ka deklaruar ai.
Rama ka thënë se qëndrimi i Shqipërisë ndaj Ukrainës lidhet me parimet e lirisë, demokracisë dhe paqes, dhe jo me një marrëdhënie shkëmbimi.
“Ukraina mund të jetë, dhe po, është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme. Dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh edhe për Evropën dhe për veten tonë”, ka shkruar Rama.
also
How blackmail, territorial division, and stabilocracy were used to the detriment of the country...
Ai ka theksuar se këto dy qëndrime mund të bashkëjetojnë, duke shtuar se Shqipëria do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj në mbështetje të Ukrainës.
“Prandaj, po: RROFTË UKRAINA E LIRË! Sot, nesër dhe përgjithmonë”, ka përfunduar Rama.
Gjatë një vizite në Beograd javën e kaluar, Zelensky deklaroi se nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrim për njohjen e Kosovës. Deklarata nxiti reagime të shumta. Madje, u hoq baneri gjigant në qendër të Prishtinës në mbështetje të Ukrainës.
-
Kosovo must be respected – How did Ukrainian media report on the removal of the flag in Pristina?
-
We live in dramatic years of world remaking.
-
PDK and Alliance public invitation to Dehari: Tomorrow we will be present in the Parliament from 11:00
-
Osmani: We are in defense of the Constitution, we will make our positions public after the meeting