Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Rama: Tomorrow the Assembly will vote on the establishment of the municipal company "Pastrimi"

Progress Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të premten në Asamblenë Komunale do të hidhet në votim themelimi i kompanisë komunale “Pastrimi”.

Rama ka thënë se ky është një prej vendimeve më të rëndësishme për Prishtinën, duke theksuar se gjendja me mbeturinat në kryeqytet nuk mund të vazhdojë më në këtë formë.

“Prishtina është rritur, nevojat janë shumëfishuar, ndërsa sistemi aktual nuk po arrin t’u përgjigjet nevojave të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë asamblistëve, veçanërisht atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, që ta votojnë themelimin e kompanisë.

“Qytetarët ju kanë votuar me marrë vendime që ua zgjidhin problemet. Bërllogu është në lagjet ku jetoni edhe ju, në rrugët ku kalojnë fëmijët tuaj, në qytetin ku jetojnë familjet tuaja. Nëse vendosni me penalizu vetveten për politikë, atëherë kjo kalon çdo logjikë. Propozimi është gati. Zgjidhja është gati. Votojeni!”, ka deklaruar Rama.

Gjendja me mbeturina në Prishtinë vazhdon të jetë e rëndë. 

Para disa ditësh, Rama e akuzoi ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se nuk e nënshkroi grantin milionësh nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) për kompaninë rajonale të mbeturinave, “Pastrimi”.