---
description: Në Ministrinë e Mbrojtjes është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Komandantit të...
title: Rama ia dorëzon detyrën Jasharit
image: https://resources.koha.net/images/2021/November/30/Foto_3_21638269568.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Rama ia dorëzon detyrën Jasharit

![](https://resources.koha.net/images/2021/November/30/Foto_3_21638269568.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 30 nëntor 2021 12:52
- Shpërndaje në:

- 30 nëntor 2021 12:52
- Shpërndaje në:

Në Ministrinë e Mbrojtjes është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së nga gjeneral Rrahman Rama dhe gjeneral Bashkim Jashari.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj, ka pritur në zyrën e tij gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të komandantit të ri të FSK-së, të sapo emëruar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse. Më pas, ai uroi gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamëz Jashari”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë ministri Rama ka njoftuar se së bashku me atashen amerikan të mbrojtjes në Kosovë, kolonel Stephen Rose, ka pritur në takimin e parë zyrtar, gjeneral Jasharin, në cilësi të Komandantit të FSK-së.

Me këtë rast, ai ka bërë të ditur se Jashari i ka njoftuar me vizionin e tij në procesin e komandim -kontrollit në nivelin operacional dhe së ardhmes së FSK-së.

“Nga ana ime, gjeneral Jasharin e sigurova se do të ketë bashkëpunimin dhe koordinimin e plotë nga niveli im si Ministër dhe Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi, në funksion të realizimit të vizionit të përbashkët për FSK-në. Nga ana e tij, kolonel Rose e uroi dhe i shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- [![Kreu i FSK-së, Bashkim Jashari sot merr gradën gjenerallejtënant](https://resources.koha.net/images/2021/December/13/Vjosa1639387096.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 dhj 2021 Kreu i FSK-së, Bashkim Jashari sot merr gradën gjenerallejtënant](https://www.koha.net/arberi/kreu-i-fsk-se-bashkim-jashari-sot-merr-graden-gjenerallejtenant)
- [![Kreu i FSK-së, Bashkim Jashari nesër merr gradën gjenerallejtënant](https://resources.koha.net/images/2021/December/12/auto_bashkim_jashari16382694031639346313.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 dhj 2021 Kreu i FSK-së, Bashkim Jashari nesër merr gradën gjenerallejtënant](https://www.koha.net/arberi/kreu-i-fsk-se-bashkim-jashari-neser-merr-graden-gjenerallejtenant)
- [![Jashari siguron Kurtin për ta bërë FSK-në forcë moderne](https://resources.koha.net/images/2021/December/03/03.12.2021_ZKM_11638544423.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 dhj 2021 Jashari siguron Kurtin për ta bërë FSK-në forcë moderne](https://www.koha.net/arberi/jashari-siguron-kurtin-per-ta-bere-fsk-ne-force-moderne)
- [![Ushtria në dorë të të mbijetuarit të familjes Jashari](https://resources.koha.net/images/2021/November/30/bashkim_jashari1638269403.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Video 30 nën 2021 Ushtria në dorë të të mbijetuarit të familjes Jashari](https://www.koha.net/video/ushtria-ne-dore-te-te-mbijetuarit-te-familjes-jashari)
- [![Ish-komandanti i FSK-së angazhohet në Kroaci](https://resources.koha.net/images/2021/November/30/auto_Rrahman-Rama15376321681638266408.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 nën 2021 Ish-komandanti i FSK-së angazhohet në Kroaci](https://www.koha.net/arberi/ish-komandanti-i-fsk-se-angazhohet-ne-kroaci)

[Futboll.]() [Van Gaal kritikon UEFA-n](https://www.koha.net/futboll/van-gaal-kritikon-uefa-n)

[Botë.]() [Merz: SHBA-ja dhe Rusia s’mund ta zgjidhin çështjen e luftës pa Ukrainën dhe Evropën](https://www.koha.net/bote/merz-shba-ja-dhe-rusia-smund-ta-zgjidhin-ceshtjen-e-luftes-pa-ukrainen-dhe-evropen)

[Futboll.]() [Lajme pozitive për trajnerin e Bayernit](https://www.koha.net/futboll/lajme-pozitive-per-trajnerin-e-bayernit)

[Futboll.]() [Ronaldo kthehet te Portugalia](https://www.koha.net/futboll/ronaldo-kthehet-te-portugalia)

[Botë.]() [Zgjedhjet në Izrael: Çka ndodh pasi përfundon votimi?](https://www.koha.net/bote/zgjedhjet-ne-izrael-cka-ndodh-pasi-perfundon-votimi)

[Sporte të tjera.]() [Kosova me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-me-tre-sportiste-ne-lojerat-olimpike-per-te-rinj)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rama ia dorëzon detyrën Jasharit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/rama-ia-dorezon-detyren-jasharit","datePublished":"2021-11-30T12:52:31+01:00","dateModified":"2026-07-11T08:45:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":334,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në Ministrinë e Mbrojtjes është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Komandantit të...","url":"https://www.koha.net/arberi/rama-ia-dorezon-detyren-jasharit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2021/November/30/Foto_3_21638269568.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
