Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Rama "eliminates" Kurti from the family photo of the summit in Montenegro

Photo cropped from RAMa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografinë familjare të samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt gjatë ditës në Budvë të Malit të Zi. Edhe pse “foto familjare” Rama e shfaqi vetëm gjysmën e pjesëmarrësve. Ndër “të eliminuarit” qe edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Foto familje e Samitit të Procesit të Berlinit. Budva, Mal i Zi. 21-22 tetor 2026”, ka shkruar Rama në Facebook. Në këtë foto ai shfaqet në qendër afër kryeministrit kroat, kancelarit gjerman e komsioneres për zgjerim të Bashkimit Evropian.

Fotografia e publikuar nga Rama

Por në fakt, në qendër të fotografisë ka dalë të jetë nikoqiri, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq. 

Fotografia e publikuar nga Kurti

Fotografinë familjare e ka postuar edhe Kurti. E në të shfaqen edhe pjesëmarrësit që “i preu” Rama. 

Publikimi i Ramës ka nxitur komente. Në shumë prej tyre është përmendur prerja e fotografisë.

Read other updates
Berlin Process Summit 2026

Berlin Process Summit Aims to Give Boost to Regional Agreements