Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

"Vita" Dairy: The Minister confirmed that no palm oil was found in Vita milk analyses

RESUME

Qumështorja “Vita” ka akuzuar ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, duke thënë se në konferencë për media ai u përpoq që me “deklarata politike e interpretime të përgjithshme ta njollosë VITA-n dhe qumështin e fermerëve të Kosovës”. 

Qumështorja “Vita” ka thënë se vetë ministri Muja ka konfirmuar në konferencë se në analizat e mostrave të qumështit  “Vita” nuk është gjetur vaj palme. 

“Siç u pa edhe sot, konferenca vazhdoi me të njëjtën qasje ndaj Qumështores VITA. Edhe këtë herë, Ministri u përpoq përmes deklaratave politike dhe interpretimeve të përgjithshme të njollosë VITA-n dhe qumështin e fermerëve të Kosovës. Por faktet nuk mund të ndryshohen me propagandë politike. Sot, vetë Ministri konfirmoi se në analizat e qumështit VITA nuk është gjetur vaj palme. Pikërisht këtë kemi kërkuar që nga dita e parë: publikoni analizat dhe lërini qytetarët ta shohin të vërtetën. Prandaj, edhe një herë, më poshtë po i publikojmë analizat zyrtare të dërguara nga AUV, në mënyrë që secili qytetar t’i shohë vetë rezultatet. Nuk është turp të thuhet e vërteta. Edhe sot u pa qartë se fokusi i Ministrit ishte tërësisht vetëm te Qumështorja VITA. Ne nuk do të heshtim përballë dëmtimit të një brendi vendor dhe të qumështit që vjen nga fermerët e Kosovës. Dokumentet janë publike. Faktet flasin vetë”, thuhet në reagim të Qumështores “Vita”.

Read other updates
dairy vita

Muja: "Vita" Dairy is the largest importer of palm oil and powdered milk

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, në një konferencë për media ka thënë se janë...