---
description: Nisma e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, e cila...
title: Qeveria i do dy komuna në Mitrovicë
image: https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/January/26/mitrovica1517007029.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Qeveria i do dy komuna në Mitrovicë

![Foto: Koha / ilustrim](https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/January/26/mitrovica1517007029.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 25 janar 2019 18:23
- Shpërndaje në:

- 25 janar 2019 18:23
- Shpërndaje në:

Nisma e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, e cila është përcjellë me një peticion të nënshkruar nga 17 mijë qytetarë, me synimin e bashkimit të qytetit të Mitrovicës në një komunë të vetme, nuk do ta marrë mbështetjen institucionale, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Qyteti i Mitrovicës, aktualisht administrohet nga dy komuna, ajo jugore, e banuar me shumicë shqiptare dhe komuna veriore, e banuar me shumicë serbe.

Peticioni me nënshkrimet e qytetarëve për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, më 16 janar i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës, ndërkaq që Bahtiri kishte kërkuar që peticioni të trajtohet dhe të ketë një vendim nga institucionet për çështjen e Mitrovicës.

Por, Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e ka cilësuar si folklorike nismën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, e cila është mbështetur me peticionin e 17 mijë qytetarëve. Sipas tij, në frymën e ligjeve që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës - e cila është ndërtuar mbi parimet e Dokumentit të Ahtisarit, në bazë të së cilit është shpallur pavarësia e Kosovës - ekziston vetëm një qytet i Mitrovicës, i cili administrohet nga dy komuna, jugore dhe veriore.

“Ky është një interes nacional i shtetit dhe i organeve qendrore dhe nuk i përket asnjërit prej kryetarëve të komunave të Mitrovicës. Është një nismë folklorike, e mbështetur thjeshtë në folklor. Unë nuk e di nëse ka ndonjë mbështetje apo vetëm retorikë, por nuk e besoj që mund të ketë mbështetje institucionale, përveç mbështetje përmes retorikave. Pakoja e Ahtisarit nuk varet nga kryetarët e komunave, por nga institucionet qendrore të shtetit. Do të thotë, një çështje tillë ka të bëjë me Kushtetutën e vendit dhe jo me vullnetin politik ose dëshirat e mira të dikujt”, theksoi Matoshi.

Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, më 22 janar, ka shprehur mbështetjen për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

[Edhe ![I zhgënjyer me Kuvendin, Bahtiri te Thaçi me peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://resources.koha.net/images/2019/February/21/Agim_Bahtiri1550773720.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 shk 2019 I zhgënjyer me Kuvendin, Bahtiri te Thaçi me peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://www.koha.net/arberi/i-zhgenjyer-me-kuvendin-bahtiri-te-thaci-me-peticionin-per-bashkimin-e-mitrovices)

Në anën tjetër, Goran Rakiq, kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore, e ka kundërshtuar që në fillim nismën e Bahtirit.

Gjerësisht lexoni në [Radio Evropa e Lirë](https://www.evropaelire.org/a/qeveria-nuk-mbeshtet-shkrirjen-e-dy-komunave-ne-mitrovice/29730940.html)

Artikuj të ngjashëm

- [![Bahtiri dorëzon në Presidencë peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://resources.koha.net/images/2019/February/21/Agim_Bahtiri_Koha1550743419.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 shk 2019 Bahtiri dorëzon në Presidencë peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://www.koha.net/arberi/bahtiri-dorezon-ne-presidence-peticionin-per-bashkimin-e-mitrovices)
- [![Bahtiri nesër ia dorëzon Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://resources.koha.net/images/2018/December/24/auto_auto_Ura-e-Ibrit153234319515435069011545660483.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 shk 2019 Bahtiri nesër ia dorëzon Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://www.koha.net/arberi/bahtiri-neser-ia-dorezon-thacit-peticionin-per-bashkimin-e-mitrovices)
- [![Qytetarët shpresojnë se në të ardhmen të ndodhë bashkimi i Mitrovicës](https://resources.koha.net/images/2019/February/18/auto_ura_e_ibrit_mitrovice_bllokada_-_koha15010807391550501121.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 shk 2019 Qytetarët shpresojnë se në të ardhmen të ndodhë bashkimi i Mitrovicës](https://www.koha.net/arberi/qytetaret-shpresojne-se-ne-te-ardhmen-te-ndodhe-bashkimi-i-mitrovices)
- [![Komisioni parlamentar s’pranon ta shqyrtojë peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://resources.koha.net/images/2019/February/10/Peticioni-Mitrovica11549821994.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 shk 2019 Komisioni parlamentar s’pranon ta shqyrtojë peticionin për bashkimin e Mitrovicës](https://www.koha.net/arberi/komisioni-parlamentar-spranon-ta-shqyrtoje-peticionin-per-bashkimin-e-mitrovices-1)

[Futboll.]() [Asllani: Do të japim maksimumin, synojmë fitore](https://www.koha.net/futboll/asllani-do-te-japim-maksimumin-synojme-fitore)

[Futboll.]() [Foda parasheh ndeshje të vështirë ndaj Irlandës, flet për mungesat](https://www.koha.net/futboll/foda-parasheh-ndeshje-te-veshtire-ndaj-irlandes-flet-per-mungesat)

[Arbëri.]() [Ministri irlandez: S’mund ta tejkalojmë lehtë sfidën e mosnjohjes së Kosovës nga pesë vende](https://www.koha.net/arberi/ministri-irlandez-smund-ta-tejkalojme-lehte-sfiden-e-mosnjohjes-se-kosoves-nga-pese-vende)

[Arbëri.]() [Politika e jashtme, diaspora dhe milionat e sigurimit - Sonte në “Konfront”](https://www.koha.net/arberi/politika-e-jashtme-diaspora-dhe-milionat-e-sigurimit-sonte-ne)

[Futboll.]() [UEFA del me kandidat për president të FIFA-s](https://www.koha.net/futboll/uefa-del-me-kandidat-per-president-te-fifa-s)

[Botë.]() [Takohen këtë javë Xi, Trump dhe Putin, pritet të diskutojnë për “paqen botërore”](https://www.koha.net/bote/takohen-kete-jave-xi-trump-dhe-putin-pritet-te-diskutojne-per-paqen-boterore)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Qeveria i do dy komuna në Mitrovicë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/qeveria-i-do-dy-komuna-ne-mitrovice","datePublished":"2019-01-25T18:23:42+01:00","dateModified":"2026-07-11T03:50:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":413,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Nisma e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, e cila...","url":"https://www.koha.net/arberi/qeveria-i-do-dy-komuna-ne-mitrovice","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/January/26/mitrovica1517007029.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
