Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Qena: After the war, the 'Dodona' theater was completely destroyed

Meli Qena

Artistja Meli Qena ka thënë se teatri “Dodona” ka humbur shumë nga funksioni dhe gjallëria që kishte pasur para luftës, duke shprehur shqetësimin për mungesën e shfaqjeve dhe interesimin e të rinjve për teatrin e kukullave.

In a conversation with the publicist Veton Surroi, në podcastin “PIKË”, Qena ka thënë se pas luftës teatri kishte mbetur pa gjallërinë e dikurshme, kur hapësirat e tij përdoreshin edhe nga studentët për ushtrime, mësim dhe qëndrim.

“Jo, mas luftës Dodona ka sharru krejt”, u shpreh Qena, kur Surroi e pyeti se çfarë kishte ndodhur me teatrin pas luftës.

Ajo ka thënë se sot një nga problemet kryesore është mungesa e aktorëve të vjetër dhe mosinteresimi i aktorëve të rinj për shfaqjet me kukulla. Sipas saj, të rinjtë janë më të interesuar të dalin vetë në skenë sesa të punojnë me kukulla.

Qena tregoi se u kishte shpjeguar aktorëve të rinj rëndësinë e kësaj forme të teatrit, duke theksuar se përmes kukullave aktori mund të jetë njëkohësisht interpretues dhe regjisor, duke i dhënë jetë personazhit që krijon.

“Loja me kukulla është shumë e rëndësishme, sepse aty je vetë regjisor, vetë aktor, vetë s’të përzihet kurrkush. Ti e ngjall një kukull!”, rrëfeu ajo.

Artistja e cilësoi të dhimbshme mungesën e shfaqjeve në një kohë kur, sipas saj, teatri ka publik, por nuk ka mjaftueshëm shfaqje për ta.
 

Read other updates
Meli Qena

Meli Qena on POINT with Veton Surroin

In the 69st episode of the podcast PIKę with the publicist Veton Surroi, the guest is the artist Meli...