Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Elementary and secondary school technical workers warn of strike on September 1

School

Photo illustration

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës do të hyjnë në grevë më 1 shtator 2026, nëse deri më 31 gusht nuk u paguhen pagat e mbetura për muajin korrik.

Vendimi është marrë gjatë një takimi të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës me kryetarët e shoqatave sindikale. Pas diskutimeve, përfaqësuesit janë pajtuar që greva të nisë në rast se mjetet nuk kalojnë në llogaritë bankare të punëtorëve brenda afatit të përcaktuar.

Sipas Federatës, vendimi është i përbashkët dhe vjen si pasojë e mosrealizimit të pagesave për punën e kryer.

“Punëtorët nuk mund t’i bartin pasojat e procedurave administrative dhe të prokurimit. Kërkesa jonë është e qartë: puna e kryer duhet të paguhet”, thuhet në njoftim.

Federata nuk ka bërë të ditur sa punëtorë mund t’i bashkohen grevës dhe sa shkolla pritet të preken prej saj.

also From PISA to ChatGPT: AI empowers the learner and reveals curiosity as a national asset Arberi From PISA to ChatGPT: AI empowers the learner and reveals curiosity as a national asset

Në takim është diskutuar edhe për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e kësaj organizate sindikale. Procesi zgjedhor pritet të përfundojë deri në gusht të vitit të ardhshëm.

Mandati i kryetarit aktual është vazhduar edhe për një vit, me arsyetimin se kjo periudhë do të mundësojë zhvillimin e zgjedhjeve më transparente dhe demokratike.