---
description: Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se...
title: "Prokuroria: Hetimet për sulmin në Gllogjan nuk janë të lehta"
image: https://resources.koha.net/images/2021/November/27/vrasje_-_gllogjan_-_decan_-_autobus1638036346.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Prokuroria: Hetimet për sulmin në Gllogjan nuk janë të lehta

![Sulmi gllogjan](https://resources.koha.net/images/2021/November/27/vrasje_-_gllogjan_-_decan_-_autobus1638036346.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 29 nëntor 2021 13:44
- Shpërndaje në:

- 29 nëntor 2021 13:44
- Shpërndaje në:

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në fshatin Gllogjan, por pranoi se hetimet “nuk janë të lehta”.

“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t'i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë", tha për [ Radion Evropa e Lirë](https://www.evropaelire.org/a/hetimet-vrasjet-ne-decan-/31584970.html) prokurorja e rastit, Sahide Gashi, por pa dhënë detaje të tjera.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona - në mesin e tyre dy nxënës - mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit - rreth 100 kilometra larg Prishtinës.

Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë, por Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti është akt terrorist.

Në incident mbeti i plagosur edhe një person, por gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile.

[Edhe ![Katër ditë nga vrasjet në Gllogjan, asnjë i arrestuar](https://resources.koha.net/images/2021/November/27/vrasje_-_gllogjan_-_decan_-_autobus1638036346.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 nën 2021 Katër ditë nga vrasjet në Gllogjan, asnjë i arrestuar](https://www.koha.net/arberi/kater-dite-nga-vrasjet-ne-gllogjan-asnje-i-arrestuar)

"I është larguar plumbi, e ka kryer operacionin, kështu që tash, pas operimit, duhet pak kohë, por gjendja e tij është e mirë", tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Naim Sahiti.

Prokurorja Gashi tha se njësitet elitare janë duke punuar 24 orë në kërkim të sulmuesit të dyshuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si "tronditëse" dhe i kanë ftuar organet e rendit që t'i zbulojnë sa më parë autorët e krimit dhe t'i sjellin para drejtësisë.

Të dielën, Kurti vizitoi stacionin e policisë në Deçan.

“Po rritet sasia e informacionit, por ende nuk e kemi zgjidhjen. Nuk po mungon angazhimi, është shtuar numri i zyrtarëve që po merren me hetimin e hulumtimin, në mënyrë që të sillet para drejtësisë vrasësi apo vrasësja”, tha Kurti para mediave.

[Edhe ![Kurti: Informacionet lidhur me rastin në Gllogjan po shtohen, ende s’kemi të dyshuar](https://resources.koha.net/images/2021/November/28/kurti11638111741.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 nën 2021 Kurti: Informacionet lidhur me rastin në Gllogjan po shtohen, ende s’kemi të dyshuar](https://www.koha.net/arberi/kurti-informacionet-lidhur-me-rastin-ne-gllogjan-po-shtohen-ende-skemi-te-dyshuar)

Derisa qëndroi për vizitë në fshatin Gllogjan, ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë me organet e rendit çdo informacion të mundshëm, që mund të çojë deri te zbardhja e rastit.

Qeveria e Kosovës, si shpërblim për informacione që shpijnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti, ka ndarë 20 mijë euro./REL

Artikuj të ngjashëm

- [![Tre të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan](https://resources.koha.net/images/2023/May/05/gllogjan16387127781683292761.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 5 maj 2023 Tre të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/tre-te-akuzuar-per-vrasjen-e-trefishte-ne-gllogjan)
- [![Tre të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan](https://resources.koha.net/images/2023/May/05/gllogjan16387127781683292761.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 5 maj 2023 Tre të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan](https://www.koha.net/kronike/tre-te-akuzuar-per-vrasjen-e-trefishte-ne-gllogjan-1)
- [![Sot një vit nga vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria ende në fazën e hetimeve](https://resources.koha.net/images/2021/December/12/auto_gllogjan16387127781639310178.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 nën 2022 Sot një vit nga vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria ende në fazën e hetimeve](https://www.koha.net/arberi/sot-nje-vit-nga-vrasja-e-trefishte-ne-gllogjan-prokuroria-ende-ne-fazen-e-hetimeve)

[Kronikë.]() [Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-albert-sylaj-i-dyshuari-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt)

[Arbëri.]() [Vrasja e Zekajt, Sijarina: Komisioni hetimor strategji e Qeverisë për të blerë kohë](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-zekajt-sijarina-komisioni-hetimor-strategji-e-qeverise-per-te-blere-kohe)

[Futboll.]() [Sabitzer ia siguron Dortmundit fitoren](https://www.koha.net/futboll/sabitzer-ia-siguron-dortmundit-fitoren)

[Futboll.]() [Kolni kalon tutje, El Mala shkëlqen me dy gola](https://www.koha.net/futboll/kolni-kalon-tutje-el-mala-shkelqen-me-dy-gola)

[Futboll.]() [Como vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/como-vazhdon-me-fitore)

[Futboll.]() [Roma kthehet te fitorja](https://www.koha.net/futboll/roma-kthehet-te-fitorja)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Prokuroria: Hetimet për sulmin në Gllogjan nuk janë të lehta","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/prokuroria-hetimet-per-sulmin-ne-gllogjan-nuk-jane-te-lehta","datePublished":"2021-11-29T13:44:57+01:00","dateModified":"2026-07-10T17:55:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":420,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se...","url":"https://www.koha.net/arberi/prokuroria-hetimet-per-sulmin-ne-gllogjan-nuk-jane-te-lehta","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2021/November/27/vrasje_-_gllogjan_-_decan_-_autobus1638036346.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
