Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se pesë shtetas shqiptarë, prej tyre tre të mitur janë riatdhesuar nga Siria. Ai ka thënë se ka qenë proces i gjatë dhe i vështirë, por që po vazhdon edhe për të tjerët që kanë mbetur ende atje.
“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri. Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare”, ka shkruar Rama në Facebook duke ia bashkangjitur videon e momentit të arritjes së tyre.
Pesë shtetasit shqiptarë që u riatdhesuan janë gra dhe fëmijë.
Edhe ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë detaje rreth këtij operacioni. U tha se ishte punë e gjatë dhe e kujdesshme që u zhvillua në koordinim me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore si dhe autoritetet e vendeve të përfshira.
“Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri”, është thënë mes tjerash në njoftim.
Tutje është thënë se “do të vijojë puna si për ndjekjen e plotë të procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit, ashtu edhe për riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, sa herë që krijohen kushtet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt.”
-
Fire in a hotel in Lungomare, among the injured are 5 from Kosovo
-
Alliance files criminal complaint for 17 Government decisions
-
The price of oil in Kosovo is reduced by one cent
-
Gërvalla demands full investigation after murder of 25-year-old pregnant woman in Malisheva
-
PDK and Alliance again before the Government, demand Kurti in the Parliament