---
description: Pesë prokurorë i kanë hyrë garës për kryeprokuror të Shtetit.Në konkursin e shpallur më 18 maj, kanë konkuruar Zejnullah Gashi, Ardhe Dema, Naim Abazi, Rafet Ha
title: Pesë kandidatë synojnë pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, mes tyre s’është Isufaj
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/14/72cd5e9a-6ca4-4338-a00f-04a39509abbd.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Pesë kandidatë synojnë pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, mes tyre s’është Isufaj

![Prokuroria Speciale](https://resources.koha.net/images/2025/August/14/72cd5e9a-6ca4-4338-a00f-04a39509abbd.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 11 qershor 2026 15:24
- Shpërndaje në:

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 11 qershor 2026 15:24
- Shpërndaje në:

## Blerim Isufaj nuk është në mesin e prokurorëve që kanë aplikuar për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit. Sipas KPK-së, deri më 10 maj, 5 kandidatë e kanë dorëzuar dokumentacionin në formë fizike

Pesë prokurorë kanë konfirmuar kandidimin e tyre për kryeprokuror të Shtetit.

Konkursi i shpallur në maj të këtij viti, është mbyllur të mërkurën. Në Këshillin Prokurorial kanë thënë se deri më 10 maj, pesë kandidatë kanë dorëzuar dokumentacionin në formë fizike.

Zejnullah Gashi, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është njëri nga kandidatët për kryeprokuror. 

Gashi e ka marrë pozitën më të lartë në Prokurorinë e Prishtinës, në dhjetor të 2023-tës, kur anëtarët e Këshillit Prokurorial, kanë votuar pro tij, për të ushtruar këtë pozitë.

“Po e konfirmoj se kam aplikuar dhe se do të jem kandidat”, ka thënë Gashi.

[Edhe ![KPK-ja konfirmon pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit](https://resources.koha.net/images/2026/June/19/3ad098ee-0993-4aa3-8988-03febb04629e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 qer 2026 KPK-ja konfirmon pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit](https://www.koha.net/arberi/kpk-ja-konfirmon-pese-kandidatet-per-kryeprokuror-te-shtetit)

Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale, është kandidati tjetër që ka konfirmuar se ka kandiduar. 

Nga i njëjti departament ka kandiduar edhe prokurori special Rafet Halimi, i cili ka shprehur nevojën që sa më shpejt të zgjidhet kryeprokurori i Shtetit.

“Është në interes të drejtësisë dhe të qytetarëve që kryeprokurori i Shtetit të zgjidhet sa më shpejt përmes një procesi të rregullt dhe transparent”, ka thënë Halimi.

E edhe prokurori Atdhe Dema, i cili është në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit, ka konfirmuar se ka kandiduar për këtë pozitë. Prokurori Dema, ka qenë në listën e kandidatëve që ka aplikuar për pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Pozitën më të lartë në sistemin prokurorial, e synon edhe kandidati Shqipdon Fazliu, i cili është prokuror në Zyrën e Prokurorit të Shtetit. Fazliu, për këtë pozitë pati kandiduar edhe katër vjet më parë. Atëkohë pati paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së zgjedhjes për postin e kryeprokurorit të Shtetit.

E kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Arian Gashi, ka thënë për KOHËN se janë në pritje të aplikacioneve eventuale me postë, në mënyrë që të publikohet lista e plotë e kandidatëve.

“Pasi t’i sigurojmë të gjitha të dhënat zyrtare nga sekretariati i KPK-së, që ka qenë kompetent për pranim të aplikacioneve, ne si Komision do të publikojmë listën finale të aplikantëve që kanë aplikuar për këtë pozitë”, ka thënë Arian Gashi.

[Edhe ![Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për pozitën për kryeprokuror](https://resources.koha.net/images/2026/June/17/8673fa0d-0c56-443f-a033-3ed5d8a1b8c1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 17 qer 2026 Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për pozitën për kryeprokuror](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/pese-kandidate-plotesojne-kushtet-per-poziten-per-kryeprokuror)

Konkursi është mbyllur të mërkurën.

Në mesin e kandidatëve nuk është edhe kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, të cilin KPK-ja e pati zgjedhur në konkursin e rreth tre vjetëve më parë. Në tetor të 2023-tës, Vjosa Osmani në cilësinë e presidentes nuk e pati dekretuar Isufajn për këtë pozitë, me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, Kosova ka pasur ushtrues detyre të kryeprokurorit të Shtetit.  
 

[#Kryeprokurori i Shtetit](https://www.koha.net/tag/kryeprokurori-i-shtetit) [#konkursi](https://www.koha.net/tag/konkursi) [#Kandidatë](https://www.koha.net/tag/kandidate)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për të garuar për kryeprokuror](https://resources.koha.net/images/2026/June/17/de071eac-1d20-43cd-bd7c-34675ea55205.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 qer 2026 Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për të garuar për kryeprokuror](https://www.koha.net/arberi/pese-kandidate-plotesojne-kushtet-per-te-garuar-per-kryeprokuror)
- [![Kryeprokurori Gashi zotohet për forcim të sundim të ligjit](https://resources.koha.net/images/2026/July/15/5b6be649-cef3-4029-aaaa-09957275999d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 15 kor 2026 Kryeprokurori Gashi zotohet për forcim të sundim të ligjit](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kryeprokurori-gashi-zotohet-per-forcim-te-sundim-te-ligjit)
- [![Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit, disa OJQ ftojnë Haxhiun ta dekretojë](https://resources.koha.net/images/2026/July/13/aaf49ec8-c965-4156-9616-60a159ce72e7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 13 kor 2026 Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit, disa OJQ ftojnë Haxhiun ta dekretojë](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/gashi-nominohet-per-kryeprokuror-te-shtetit-disa-ojq-ftojne-haxhiun-ta-dekretoje)

[Arbëri.]() [Asgjësohen mbi 21 mijë kilogramë produkte mishi të mykura](https://www.koha.net/arberi/asgjesohen-mbi-21-mije-kilograme-produkte-mishi-te-mykura)

[Arbëri.]() [Mblidhen prokurorët në Pejë, kërkohet vigjilencë dhe reagim me kohë ndaj secilit rast](https://www.koha.net/arberi/mblidhen-prokuroret-ne-peje-kerkohet-vigjilence-dhe-reagim-me-kohe-ndaj-secilit-rast)

[Arbëri.]() [Progres i mirë i Shqipërisë në fushat kyç – probleme me funksionimin e institucioneve demokratike](https://www.koha.net/arberi/progres-i-mire-i-shqiperise-ne-fushat-kyc-probleme-me-funksionimin-e-institucioneve-demokratike)

[Kulturë.]() [“Akordet e Kosovës” kulmon me 15 zëra të rinj në skenë](https://www.koha.net/kulture/akordet-e-kosoves-kulmon-me-15-zera-te-rinj-ne-skene)

[Arbëri.]() [Schuebel: BE-ja e mbështet lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/schuebel-be-ja-e-mbeshtet-lirine-e-mediave-dhe-sigurine-e-gazetareve-ne-kosove)

[Showbiz.]() [Martin Scorsese zbulon si dështoi filmi për Kleopatrën me Angelina Jolien](https://www.koha.net/showbiz/martin-scorsese-zbulon-si-deshtoi-filmi-per-kleopatren-me-angelina-jolien)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Pesë kandidatë synojnë pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, mes tyre s’është Isufaj","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/pese-kandidate-per-kryeprokuror-te-shtetit","datePublished":"2026-06-11T15:24:40+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:00:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":489,"author":[{"@type":"Person","name":"Donisa Fazliu","url":"https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Pesë prokurorë i kanë hyrë garës për kryeprokuror të Shtetit.Në konkursin e shpallur më 18 maj, kanë konkuruar Zejnullah Gashi, Ardhe Dema, Naim Abazi, Rafet Ha","url":"https://www.koha.net/arberi/pese-kandidate-per-kryeprokuror-te-shtetit","keywords":"Kryeprokurori i Shtetit, konkursi, Kandidatë","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/14/72cd5e9a-6ca4-4338-a00f-04a39509abbd.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
