Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Composition and tasks of the working group for the state strategy for the Appeal of former KLA leaders

Hashim Thaci Rexhep Selimi Kadri Veseli Jakup Krasniqi

Photo-Illustration: TIME

Qeveria e Kosovës në vendimin për themelimin e grupit punues për strategji shtetërore për procedurat e Apelit të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, ka përcaktuar detyrat e grupit si dhe përbërjen e plotë të tij. 

Në vendimin e mitaruar në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkuren, thuhet se grupi punues do të merret me hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe me bashkërendimin e veprimeve institucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës.

Grupi punues, në ushtrimin e mandatit të tij, thuhet se merr parasysh Deklaratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 28 shtator 2026, me synim bashkërendimin e qëndrimeve dhe veprimeve institucionale, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të institucioneve përkatëse.

Kryesues i grupit do të jetë zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. 

Në përbërje grupi do të ketë edhe një përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, një përfaqësues nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, një përfaqësues nga Zyra e Presidentes, një përfaqësues nga Kryesia e Kuvendit, një përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, një përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, një përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, një përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Aleancës, si dhe një përfaqësues nga grupet parlamentare të komuniteteve joshumicë. 

Sipas vendimit detyrat dhe përgjegjësitë e grupit punues janë:

1. Ta hartojë propozimin për Strategjinë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë;

2. T’i identifikojë çështjet kryesore politike, juridike, institucionale dhe diplomatike që kërkojnë bashkërendim në nivel shtetëror; 

3. Ta sigurojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të subjekteve parlamentare;

4. Të shqyrtojë dhe të propozojë masa për mbështetjen institucionale, juridike dhe diplomatike, në përputhje me kompetencat ligjore të institucioneve përkatëse;

5. Të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale dhe mbështetje institucionale, duke respektuar pavarësinë dhe konfidencialitetin e tyre;

6. T’i identifikojë nevojat për ekspertizë profesionale dhe përfshirjen e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë; 

7. Të propozojë mekanizma të përshtatshëm për komunikim dhe ndërveprim ndërinstitucional, duke respektuar pavarësinë e organeve të drejtësisë, të mbrojtjes dhe integritetin e procedurave gjyqësore; 

8. T’i shqyrtojë mundësitë juridike dhe institucionale për adresimin e çështjeve që lidhen me respektimin e të drejtave themelore, standardeve të gjykimit të drejtë dhe garancive procedurale; 

9. Ta identifikojë, ta sistemojë dhe ta analizojë dokumentacionin historik, juridik dhe gjyqësor relevant, përfshirë aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, lidhur me krimet e kryera në Kosovë nga Serbia, gjatë viteve 1998-1999, me qëllim mbështetjen e dokumentimit dhe afirmimit të së vërtetës historike dhe, sipas nevojës, vënien e materialeve relevante në dispozicion të ekipeve mbrojtëse; 

10. Të hartojë rekomandime për një qasje të bashkërenduar diplomatike dhe të komunikimit ndërkombëtar, me qëllim afirmimin e karakterit çlirimtar të luftës së popullit tonë, dokumentimin e krimeve të regjimit të Serbisë dhe promovimin e respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Grupi punues, brenda 30 ditëve nga konstituimi, harton propozimin fillestar të Strategjisë Shtetërore dhe planin e veprimit, duke përcaktuar masat prioritare, institucionet përgjegjëse dhe afatet e zbatimit.

Grupi punues sipas vendimit obligohet ta informojë kryeministrin e Kosovës për punën dhe aktivitetet e tij, së paku një herë në muaj.

Për çështje të veçanta, është përcaktuar që grupi punues mund të ftojë ekspertë, përfaqësues institucionalë ose profesionistë përkatës.

Sipas vendimit anëtarët e grupit punues janë të obliguar ta ruajnë konfidencialitetin e informacionit që klasifikohet ose mbrohet me lig.

Mandati i grupit punues është 6 muaj, me mundësi vazhdimi me vendim të Qeverisë. 

On September 16, the Special Court sentenced Hashim Thaçi and Jakup Krasniqi to 25 years in prison each, Kadri Veseli to 18 and Rexhep Selimi to 13 years in prison on charges of war crimes.