---
description: Për 25 vjet, në Kosovë kanë humbur jetën 3 mijë e 18 persona në trafikun rrugor.Vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 18 mijë aksidente në komunikacion, k
title: Për 25 vjet – 3.018 vdekje si pasojë e aksidenteve, 82 vetëm sivjet
image: https://resources.koha.net/images/2024/April/12/bedbbd98-3c6d-4fc0-acc5-7f05774a4c47.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Për 25 vjet – 3.018 vdekje si pasojë e aksidenteve, 82 vetëm sivjet

- Nga: [Majlinda Ibrahimi](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles) [![Majlinda Ibrahimi](https://resources.koha.net/author/2022/April/17/277846428_711239876557943_6281036407949280368_n1650210738.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles)
- 14 nëntor 2024 19:49
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Majlinda Ibrahimi](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles) [![Majlinda Ibrahimi](https://resources.koha.net/author/2022/April/17/277846428_711239876557943_6281036407949280368_n1650210738.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles)
- 14 nëntor 2024 19:49
- Shpërndaje në:

## Gjatë këtij viti kanë ndodhur mbi 18 mijë aksidente në komunikacion, ku si pasojë kanë humbur jetën 82 persona. Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, ka thënë se shqetësuese është rritja e numrit të aksidenteve. E sipas Ministrisë së Infrastrukturës, Kosova ka më pak aksidente me fatalitet se sa vendet e tjera të rajonit

Për 25 vjet, në Kosovë kanë humbur jetën 3 mijë e 18 persona në trafikun rrugor.

Vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 18 mijë aksidente në komunikacion, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 82 persona.

Në një tryezë për sigurinë rrugore, të organizuar të enjten nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit dhe Akademia Tempulli, pjesëmarrësit kanë thënë se numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rënie gjatë dhjetë muajve të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit për Komunikacion në Polici, ka theksuar se shqetësim përbën rritja e numrit të vetaksidenteve.

“Kjo shifër apo ky trend i rritjes së aksidenteve nga vetë shoferët do të thotë është në rritje, do të thotë sidomos vitet e fundit dhe prin, sidomos aksidente me fatalitet, aksidentet me një veturë, apo shpeshherë të quajtura, dhe besoj edhe ju keni dëgjuar, vetaksidenti. Sidomos këto raste, do të thotë ka raste kur edhe shoferi, mirëpo edhe pasagjerët mund të jenë ata që humbin jetën dhe të cilët vërtet marrin lëndime serioze për jetën e tyre”, ka theksuar Rexhepi.

E zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës, Fejzullah Mustafa, ka vlerësuar se Kosova ka më pak aksidente me fatalitet se sa vendet e tjera të rajonit. 

[Edhe ![Mbi gjysmë milion tiketa në tetë muaj për shoferët e papërgjegjshëm](https://resources.koha.net/images/2026/January/07/4519ee95-0418-43fb-af9c-bdee07c0d040.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 sht 2026 Mbi gjysmë milion tiketa në tetë muaj për shoferët e papërgjegjshëm](https://www.koha.net/arberi/mbi-gjysme-milion-tiketa-ne-tete-muaj-per-shoferet-e-papergjegjshem)

“E shohim vitin 2023, nëse e afrojmë afër, Maqedonia e Veriut ka 69 fatalitete, i ka pasur për një milion banorë. Po shkojmë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Shtatëdhjetë e dy persona, domethënë qytetarë të vdekur në një milion banorë. I kthehemi Kosovës, ka pasur pesëdhjetë e nëntë fatalitete për një milion. Mali i Zi është absolut më së keqi për shkak të turizmit, për shkak të infrastrukturës, për shkak të shumë sendeve të tjera problematike”, ka theksuar Mustafa.

Si pasojë e aksidenteve, gjatë këtij viti kanë humbur jetën 44 shoferë, 22 këmbësorë dhe 16 pasagjerë. 

Çdo 17 nëntor, shënohet Dita Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet e Trafikut Rrugor.

[#aksidente](https://www.koha.net/tag/aksidente) [#komunikacion](https://www.koha.net/tag/komunikacion) [#vdekje](https://www.koha.net/tag/vdekje)

Artikuj të ngjashëm

- [![11 viktima në aksidente gjatë korrikut, ekspertët kërkojnë më shumë masa parandaluese](https://resources.koha.net/images/2025/December/12/ff7ccfa8-ec62-4db7-abf1-b9098a6a6639.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 kor 2026 11 viktima në aksidente gjatë korrikut, ekspertët kërkojnë më shumë masa parandaluese](https://www.koha.net/arberi/11-viktima-ne-aksidente-gjate-korrikut-ekspertet-kerkojne-me-shume-masa-parandaluese)
- [![Për 24 orë vdiqën tre persona në aksidente](https://resources.koha.net/images/2023/May/20/auto_auto_auto_auto_Aksident_-_Policia_-_krim_-_bombe_-_rrezik_2155913983716176551131627673575164111262616543589061684599304.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 kor 2026 Për 24 orë vdiqën tre persona në aksidente](https://www.koha.net/arberi/per-24-ore-vdiqen-tre-persona-ne-aksidente)
- [![Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000](https://resources.koha.net/images/2026/February/04/0152d8aa-7cb5-4c3f-930e-108a155ee03f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 shk 2026 Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000](https://www.koha.net/arberi/ne-kosove-mbi-3-mije-persona-vdiqen-ne-aksidente-trafiku-qe-nga-viti-2000)
- [![Sivjet vdiqën 101 persona në aksidente trafiku](https://resources.koha.net/images/2025/December/13/ee90bc63-83dd-484c-bc50-876ad721182d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 dhj 2025 Sivjet vdiqën 101 persona në aksidente trafiku](https://www.koha.net/arberi/sivjet-vdiqen-101-persona-ne-aksidente-trafiku)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Showbiz.]() [Dua Lipa nga vendlindja: Patëm dasmë të madhe shqiptare, po na rritet rrethi](https://www.koha.net/showbiz/dua-lipa-nga-vendlindja-patem-dasme-te-madhe-shqiptare-po-na-rritet-rrethi)

[Futboll.]() [Shokohet Gjermania](https://www.koha.net/futboll/shokohet-gjermania)

[Sporte të tjera.]() [Dramë në Ferizaj, Kastrioti e fiton Superkupën për herë të parë](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/drame-ne-ferizaj-kastrioti-e-fiton-superkupen-per-here-te-pare)

[Arbëri.]() [Nata e 12-të e protestës “Jo në emrin tim”, në Gjakovë protestës iu bashkua Nënë Ferdonija](https://www.koha.net/arberi/nata-e-12-te-e-protestes-jo-ne-emrin-tim)

[Basketboll.]() [Bora ia shkakton Yllit humbjen e dytë](https://www.koha.net/basketboll/bora-ia-shkakton-yllit-humbjen-e-dyte)

[Futboll.]() [Rangnick thotë se ndaj Kosovës është vështirë të luhet](https://www.koha.net/futboll/rangnick-thote-se-ndaj-kosoves-eshte-veshtire-te-luhet)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Për 25 vjet – 3.018 vdekje si pasojë e aksidenteve, 82 vetëm sivjet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/per-25-vjet-3018-vdekje-si-pasoje-e-aksidenteve-82-vetem-sivjet","datePublished":"2024-11-14T19:49:57+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:00:09+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":358,"author":[{"@type":"Person","name":"Majlinda Ibrahimi","url":"https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Për 25 vjet, në Kosovë kanë humbur jetën 3 mijë e 18 persona në trafikun rrugor.Vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 18 mijë aksidente në komunikacion, k","url":"https://www.koha.net/arberi/per-25-vjet-3018-vdekje-si-pasoje-e-aksidenteve-82-vetem-sivjet","keywords":"aksidente, komunikacion, vdekje","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/April/12/bedbbd98-3c6d-4fc0-acc5-7f05774a4c47.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
