Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese siç u paralajmërua edhe gjatë ditës nga deputetë të këtij subjekti politik gjatë një konference për media.
Në njoftim thuhet se do ta mbajnë një konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese dhe do të tregohet për lëndën që do të dërgohet.
Megjithatë gjatë ditës, nga ky subjekt politik u tha se përveç për konstituimin e Kuvendit, Kushtetueses do t’i drejtohen edhe për formimin e Qeverisë Kurti 4.
Sot është votuar Qeveria Kurti 4 në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës.
The eight votes against came from the Serbian List MPs, while those from PDK, LDK and the Alliance did not participate in the session.
Votimit të Qeverisë i ka hapur rrugë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, e mbajtur në orët e paradites.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e 11-të pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së. Kjo parti e ka bojkotuar vazhdimin e seancës me arsyetimin se janë shkelur ligjet e Kushtetuta.