The Mayor of Pristina, Përparim Rama, has requested that the Supreme Court review the case related to the Public Housing Enterprise (NPB) as a priority, saying that around 350 families are involved in this matter.
Rama, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vizituar NPB-në, ku është takuar me menaxhmentin e ndërmarrjes dhe ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me pagat e punëtorëve. Sipas tij, situata është krijuar si pasojë e një vendimi të marrë para fillimit të mandatit të tij, për të cilin ai pretendon se është i paligjshëm dhe se ka rrezikuar funksionimin e ndërmarrjes.
“Vizitova Ndërmarrjen Publike Banesore dhe takova menaxhmentin për të shprehur shqetësimin tim për pagat e punëtorëve, të cilat janë cënuar si pasojë e një vendimi të paligjshëm të marrë para mandatit tim. Këtë çështje e kam adresuar në gjykatë që nga fillimi i qeverisjes tonë, sepse kam parë se vendimi dhe procesi janë të PALIGJSHËM dhe e rrezikojnë ndërmarrjen, siç edhe ndodhi. Gjatë gjithë këtyre viteve kam insistuar që gjykatat ta mbrojnë pronën publike. Insistoj edhe SOT”, ka shkruar Rama.
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës për mosekzekutimin e pagave. Over 380 workers at this company have not been paid for two months now.