---
description: Postimi i plotë:Një paciente, shtetase e huaj, është pranuar më 1 gusht 2026 në QKUK, në gjendje tejet të rëndë shëndetësore, pa vetëdije dhe me parametra vital
title: Një shtetase e huaj infektohet me malaria, por trajtohet në QKUK
image: https://resources.koha.net/images/2026/July/13/e57b2c2e-9e7f-4186-8c81-356102f3443e.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Një shtetase e huaj infektohet me malaria, por trajtohet në QKUK

![Infektiva](https://resources.koha.net/images/2026/July/13/e57b2c2e-9e7f-4186-8c81-356102f3443e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 5 gusht 2026 18:02
- Shpërndaje në:

- 5 gusht 2026 18:02
- Shpërndaje në:

Një shtetase e huaj është konfirmuar me malaria dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të QKUK-së, pacientja ishte pranuar më 1 gusht në gjendje të rëndë, pa vetëdije dhe me parametra vitalë e laboratorikë të çrregulluar. Gjatë vlerësimit epidemiologjik është konstatuar se pacientja kishte udhëtuar së fundmi në vende ku malaria është endemike, çka ka çuar në ekzaminimin me analiza specifike dhe është konfirmuar diagnoza e malaries.  

Gjendja aktuale e pacientes është e qëndrueshme.

"Menjëherë pas konfirmimit të diagnozës ka filluar trajtimi specifik antimalarik. Pacientja po trajtohet në Klinikën Infektive, nën përkujdesjen e infektologëve. Fillimisht, ajo ka nisur të komunikojë me vështirësi, ndërsa sot, më 5 gusht 2026, gjendja e saj është e qëndrueshme. Pacientja komunikon lirshëm, ndërsa parametrat vitalë dhe laboratorikë po kthehen gradualisht në vlera normale", njoftoi QKUK.

QKUK sqaron se malaria nuk transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të zakonshëm, por zakonisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. 

[Edhe ![Përgjigjet e munguara të QKUK-së](https://resources.koha.net/images/2026/May/18/24eb9010-c702-47f7-bb56-671a8e789f8b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 sht 2026 Përgjigjet e munguara të QKUK-së](https://www.koha.net/arberi/mungesa-e-pergjigjes-se-qkuk-se-ne-pyetje-konkrete)

Raste të malaries janë raportuar edhe më parë në Kosovë. Sipas të dhënave të mbikëqyrjes epidemiologjike, gjatë periudhës 2022–2025 janë raportuar tetë raste. Të gjitha rastet, të raportuara gjatë viteve 2022–2025, kanë qenë të importuara dhe janë diagnostikuar te persona që kishin udhëtuar në vende të kontinentit afrikan ose kishin ardhur prej tyre.

Deri më tani, në Kosovë nuk është evidentuar asnjë rast i transmetimit lokal të malaries.

[#qkuk](https://www.koha.net/tag/qkuk) [#malaria](https://www.koha.net/tag/malaria)

Artikuj të ngjashëm

- [![SHSKUK-ja qe një muaj pa përgjigje për moskryerjen e analizës PCR në Shërbimin e Mikrobiologjisë](https://resources.koha.net/images/2026/September/21/62923524-b3ee-4c44-ad38-70662c64105f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 sht 2026 SHSKUK-ja qe një muaj pa përgjigje për moskryerjen e analizës PCR në Shërbimin e Mikrobiologjisë](https://www.koha.net/arberi/shskuk-ja-qe-nje-muaj-pa-pergjigje-per-moskryerjen-e-analizes-pcr-ne-sherbimin-e-mikrobiologjise)
- [![Edhe një i vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shtatë të infektuar](https://resources.koha.net/images/2018/August/17/nili1534510842.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 sht 2026 Edhe një i vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shtatë të infektuar](https://www.koha.net/arberi/dy-te-vdekur-nga-nili-perendimor-ne-kosove-shtate-te-infektuar)
- [![Regjistrohet vdekja e parë në Kosovë nga virusi i Nilit Perëndimor](https://resources.koha.net/images/2025/August/17/76fb9fed-a2f0-44c9-a5b4-6fa559d44862.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 sht 2026 Regjistrohet vdekja e parë në Kosovë nga virusi i Nilit Perëndimor](https://www.koha.net/arberi/regjistrohet-vdekja-e-pare-ne-kosove-nga-virusi-i-nilit-perendimor)
- [![Vdes personi i tretë nga malaria që ka shpërthyer në zonën rreth Aeroportit të Frankfurtit](https://resources.koha.net/images/2026/September/17/b6b4835a-f6ba-472c-aee0-f14d833e7fcb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 sht 2026 Vdes personi i tretë nga malaria që ka shpërthyer në zonën rreth Aeroportit të Frankfurtit](https://www.koha.net/bote/vdes-personi-i-trete-nga-malaria-qe-ka-shperthyer-ne-zonen-rreth-aeroportit-te-frankfurtit)

[Arbëri.]() [BE-ja kritike për diskursin “shumë të polarizuar” të politikanëve](https://www.koha.net/arberi/be-ja-kritike-per-diskursin-shume-te-polarizuar-te-politikaneve)

[Arbëri.]() [Qeveria s’ia ofron Komisionit Hetimor raportet për Arlinda Zekajn](https://www.koha.net/arberi/qeveria-sia-ofron-komisionit-hetimor-raportet-per-arlinda-zekajn)

[Kulturë.]() [Kadare i thurte nga qielli vargje Kosovës në të cilën nuk zbriste dot](https://www.koha.net/kulture/kadare-i-thurte-nga-qielli-vargje-kosoves-ne-te-cilen-nuk-zbriste-dot)

[Futboll.]() [Llapi fiton pas afro dy muajsh në Superligë](https://www.koha.net/futboll/llapi-fiton-pas-afro-dy-muajsh-ne-superlige)

[Futboll.]() [Hallgrimsson flet për Kosovën](https://www.koha.net/futboll/hallgrimsson-flet-per-kosoven)

[Kronikë.]() [Vdiq 22-vjeçari në Gjonaj të Prizrenit, ra nga lartësia me motor katërrotësh](https://www.koha.net/kronike/vdiq-22-vjecari-ne-gjonaj-te-prizrenit-ra-nga-lartesia-me-motor-katerrotesh)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Një shtetase e huaj infektohet me malaria, por trajtohet në QKUK","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/nje-shtetase-e-huaj-infektohet-me-malaria-por-trajtohet-ne-qkuk","datePublished":"2026-08-05T18:02:08+02:00","dateModified":"2026-08-05T18:09:58+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":251,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Postimi i plotë:Një paciente, shtetase e huaj, është pranuar më 1 gusht 2026 në QKUK, në gjendje tejet të rëndë shëndetësore, pa vetëdije dhe me parametra vital","url":"https://www.koha.net/arberi/nje-shtetase-e-huaj-infektohet-me-malaria-por-trajtohet-ne-qkuk","keywords":"qkuk, malaria","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/July/13/e57b2c2e-9e7f-4186-8c81-356102f3443e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
