---
description: Për gati tre muaj, në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës, janë regjistruar 2159 lindje, 1108 martesa dhe 1063 vdekje, të cilat më he
title: Nga strukturat paralele në Regjistrin e Kosovës – për tre muaj u kryen 4330 regjistrime
image: https://resources.koha.net/images/2023/October/09/mpb1696859756.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Nga strukturat paralele në Regjistrin e Kosovës – për tre muaj u kryen 4330 regjistrime

![MPB](https://resources.koha.net/images/2023/October/09/mpb1696859756.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 28 prill 2025 11:33
- Shpërndaje në:

- 28 prill 2025 11:33
- Shpërndaje në:

Për gati tre muaj, në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës, janë regjistruar 2159 lindje, 1108 martesa dhe 1063 vdekje, të cilat më herët kanë qenë të regjistruara në strukturat paralele serbe.

Regjistrimet janë bërë bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të nëntorit të vitit të kaluar, që u ka mundësuar qytetarëve serbë që faktet mbi gjendjen civile t’i regjistrojnë në Regjistrin e Kosovës. 

“Deri tani, vendimi është duke u zbatuar me suksese të plotë për të gjitha kategoritë që rregullohen prej tij dhe gjatë periudhës 01.02.2025 deri me 25.04.2025, janë realizuar gjithsej 4330 regjistrime, përfshirë: 2159 lindje, 1108 martesa dhe 1063 vdekje”, thuhet në njoftim.

Sipas vendimit regjistrimi i fakteve ka mundur të behet nga data 1 shkurt e këtij viti dhe do të mund të behet deri më 30 prill të po këtij viti. 

Në një njoftim për media MPB-ja u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të shfrytëzojnë edhe kohën e mbetur për t’i regjistruar faktet e gjendjes civile në Regjistrin e Kosovës.  

“Ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për regjistrim të fakteve sipas vendimit Nr. 0616/2024 të datës 21.11.2024 deri me datë 30 prill 2025, ndërsa pas kësaj date, faktet e gjendjes civile (lindja, martesa dhe vdekja) që janë regjistruar në strukturat jo-legale serbe nga data 10 qershor 1999 deri në datën 1 shkurt 2025, nuk do të mund të regjistrohen në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

[Edhe ![Nga strukturat paralele në Regjistrin e Kosovës – Serbëve u mundësohet regjistrimi i gjendjes civile](https://resources.koha.net/images/2020/July/27/mpb-objekti-51595830153.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 nën 2024 Nga strukturat paralele në Regjistrin e Kosovës – Serbëve u mundësohet regjistrimi i gjendjes civile](https://www.koha.net/arberi/nga-strukturat-paralele-ne-regjistrin-e-kosoves-serbeve-u-mundesohet-regjistrimi-i-gjendjes-civile)

Të drejtën për parashtrimin e kërkesës për regjistrimin e fakteve sipas këtij vendimi thuhet se e kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë regjistruar faktet e gjendjes civile (lindjen, martesën dhe vdekjen) në strukturat jo-legale serbe, nga data 10 qershor 1999 deri në datën 1 shkurt 2025.

“Njoftojmë qytetarët se për faktet, përkatësisht lindjet dhe vdekjet që kanë ndodhur pas datës 1 shkurt 2025 në territorin e Republikës së Kosovës, qoftë jashtë institucioneve shëndetësore dhe atyre për të cilat nuk mund të ofrohet si dëshmi ndonjë certifikatë apo dokument, të parashtrojnë kërkesë për regjistrim të mëvonshëm përmes deklarimit, pranë Zyrave të Gjendjes Civile në komunat e tyre përkatëse”, thuhet në njoftim.

Trajtimi i kërkesave, kriteret dhe procedura thuhet se do të zhvillohet në pajtim me legjislacionin e gjendjes civile. 

[#MPB](https://www.koha.net/tag/mpb) [#regjistri civil](https://www.koha.net/tag/regjistri-civil) [#strukturat paralele](https://www.koha.net/tag/strukturat-paralele) [#strukturat paralele serbe](https://www.koha.net/tag/strukturat-paralele-serbe) [#ministria e puneve te brendshme](https://www.koha.net/tag/ministria-e-puneve-te-brendshme)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shtetasit e Serbisë pranojnë lehtësirat në lidhje me Ligjin për të huajt](https://resources.koha.net/images/2025/July/18/9dd650e5-ccb3-46c6-a147-8980ff14cb3c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 mar 2026 Shtetasit e Serbisë pranojnë lehtësirat në lidhje me Ligjin për të huajt](https://www.koha.net/arberi/shtetasit-e-serbise-pranojne-lehtesirat-ne-lidhje-me-ligjin-per-te-huajt)
- [![Sveçla: Qindra aplikime nga serbët për shtetësi të Kosovës](https://resources.koha.net/images/2026/May/28/b8d9cb29-db99-4407-a58d-73132fa88a60.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 maj 2026 Sveçla: Qindra aplikime nga serbët për shtetësi të Kosovës](https://www.koha.net/arberi/svecla-qindra-aplikime-nga-serbet-per-shtetesi-te-kosoves)
- [![ASK: Rritet numri i lindjeve dhe vdekjeve gjatë marsit, bie ai i kurorëzimeve e shkurorëzimeve](https://resources.koha.net/images/2022/May/24/foshnja1653378106.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 maj 2026 ASK: Rritet numri i lindjeve dhe vdekjeve gjatë marsit, bie ai i kurorëzimeve e shkurorëzimeve](https://www.koha.net/arberi/ask-rritet-numri-i-lindjeve-dhe-vdekjeve-gjate-marsit-bie-ai-i-kurorezimeve-e-shkurorezimeve)
- [![ASK-ja do të përfshijë edhe një vlerësim për numrin e banorëve në 4 komunat veriore](https://resources.koha.net/images/2024/May/27/37f56f69-f810-427a-b32c-a419024f4bb3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 kor 2024 ASK-ja do të përfshijë edhe një vlerësim për numrin e banorëve në 4 komunat veriore](https://www.koha.net/arberi/ask-ja-do-te-perfshije-edhe-nje-vleresim-per-numrin-e-banoreve-ne-4-komunat-veriore)

[Arbëri.]() [Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën](https://www.koha.net/arberi/ramajli-rrefen-takimin-me-millosheviqin-me-tha-se-kush-e-kalon-murin-e-serbise-do-ta-demtoje-koken)

[Futboll.]() [Interi fiton derbin, i afrohet në një pikë Lazios](https://www.koha.net/futboll/interi-fiton-derbin-i-afrohet-ne-nje-pike-lazios)

[Arbëri.]() [Ilaz Ramajli në PIKË me Veton Surroin (II)](https://www.koha.net/arberi/ilaz-ramajli-ne-pike-me-veton-surroin-ii)

[Futboll.]() [Asllani në formë, pas golit edhe asiston](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-shenon-golin-e-pare-kete-edicion-ne-bundeslige)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Nga strukturat paralele në Regjistrin e Kosovës – për tre muaj u kryen 4330 regjistrime","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/nga-strukturat-paralele-ne-regjistrin-e-kosoves-per-tre-muaj-u-kryen-4330-regjistrime","datePublished":"2025-04-28T11:33:21+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:35:08+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":419,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Për gati tre muaj, në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës, janë regjistruar 2159 lindje, 1108 martesa dhe 1063 vdekje, të cilat më he","url":"https://www.koha.net/arberi/nga-strukturat-paralele-ne-regjistrin-e-kosoves-per-tre-muaj-u-kryen-4330-regjistrime","keywords":"MPB, regjistri civil, strukturat paralele, strukturat paralele serbe, ministria e puneve te brendshme","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/October/09/mpb1696859756.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
