---
description: Sot bëhen nëntë vjet që kur u nda nga jeta, nënkryetarja e...
title: Nëntë vjet nga vdekja e Nekibe Kelmendit
image: https://resources.koha.net/images/2018/June/19/19nekibe1529395554.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Nëntë vjet nga vdekja e Nekibe Kelmendit

![Nekibe Kelmendi, ish-nënkryetare e LDK-së](https://resources.koha.net/images/2018/June/19/19nekibe1529395554.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 19 qershor 2020 10:17
- Shpërndaje në:

- 19 qershor 2020 10:17
- Shpërndaje në:

Sot bëhen nëntë vjet që kur u nda nga jeta, nënkryetarja e LDK-së, dhe deputetja Nekibe Kelmendi.

Kelmendi kishte mbaruar Fakultetin Juridik në Prishtinë, më 1968. Menjëherë pas mbarimit të studimeve, ushtroi detyrën e gjyqtares, kurse nga viti 1974 deri më 1976, ushtroi profesionin e avokatisë, duke u bërë kështu gruaja e parë avokate shqiptare.

Më pas, sërish ka punuar si gjyqtare deri në vitin 1987, kur u diferencua si edhe pjesa më e madhe e punonjësve shqiptarë nga ana e regjimit të Millosheviqit.

Ishte një nga bashkëthemelueset e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë dhe një nga funksionaret e larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas luftës, nga janari i vitit 2000 deri në nëntor vitit 2001 ka qenë bashkëdrejtuese e Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Kurse, përveç postit të deputetes, ajo ka qenë edhe ministre e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Kelmendi ka marrë pjesë edhe në grupin e ekspertëve në kuadër të Ekipit të Unitetit në negociatat për statusin e Kosovës, si dhe në grupin e ekspertëve për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Nekibe Kelmendi lindi më 11 maj 1944 në Pejë, kurse vdiq më 19 qershor 2011, në moshën 67 vjeçare, në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- [![Tetë vjet nga vdekja e Nekibe Kelmendit, e përkujton Mustafa](https://resources.koha.net/images/2019/June/19/19neki1560926457.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 qer 2019 Tetë vjet nga vdekja e Nekibe Kelmendit, e përkujton Mustafa](https://www.koha.net/arberi/tete-vjet-nga-vdekja-e-nekibe-kelmendit-e-perkujton-mustafa)
- [![Nekibe Kelmendi kujtohet si model i gruas së pathyeshme](https://resources.koha.net/images/2021/June/19/nekibe1624105681.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 qer 2021 Nekibe Kelmendi kujtohet si model i gruas së pathyeshme](https://www.koha.net/arberi/nekibe-kelmendi-kujtohet-si-model-i-gruas-se-pathyeshme)
- [![Vdiq Alush Gashi](https://resources.koha.net/images/2026/May/15/944bff24-5c18-4d6a-a7c1-220133e0c430.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 maj 2026 Vdiq Alush Gashi](https://www.koha.net/arberi/vdiq-alush-gashi)
- [![Në moshën 81-vjeçare vdiq akademiku Nexhat Daci, kryekuvendari i parë në Kosovën e pasluftës](https://resources.koha.net/images/2026/January/01/933643eb-ba3a-474c-9899-8b50c72a4dcc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 jan 2026 Në moshën 81-vjeçare vdiq akademiku Nexhat Daci, kryekuvendari i parë në Kosovën e pasluftës](https://www.koha.net/arberi/vdiq-ish-kryeparlamentari-nexhat-daci)
- [![Vdiq doktoresha Drita Mekuli](https://resources.koha.net/images/2024/February/22/drita-mekuli1708615267.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 shk 2024 Vdiq doktoresha Drita Mekuli](https://www.koha.net/arberi/vdiq-doktoresha-drita-mekuli)

[Luftarake.]() [Bullgari Rumenov, fitues i turneut të boksit “Adem Jashari”](https://www.koha.net/luftarake/bullgari-rumenov-fitues-i-turneut-te-boksit-adem-jashari)

[Arbëri.]() [Nga nesër ndërprehen linjat e trenave për shkak të grevës](https://www.koha.net/arberi/nga-neser-nderprehen-linjat-e-trenave-per-shkak-te-greves)

[Futboll.]() [Unitedi pranon dy gola për katër minuta](https://www.koha.net/futboll/unitedi-pranon-dy-gola-per-kater-minuta)

[Futboll.]() [Lille nuk e lë PSG-në të shkëputet në krye](https://www.koha.net/futboll/lille-nuk-e-le-psg-ne-te-shkeputet-ne-krye)

[Luftarake.]() [Kosova fiton medalje të artë në Ballkanikun e karatesë](https://www.koha.net/luftarake/kosova-fiton-medalje-te-arte-ne-ballkanikun-e-karatese)

[Arbëri.]() [Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta](https://www.koha.net/arberi/mot-i-vranet-e-me-reshje-shiu-kete-jave-por-me-temperatura-me-te-larta)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Nëntë vjet nga vdekja e Nekibe Kelmendit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/nente-vjet-nga-vdekja-e-nekibe-kelmendit","datePublished":"2020-06-19T10:17:47+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:05:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":225,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Sot bëhen nëntë vjet që kur u nda nga jeta, nënkryetarja e...","url":"https://www.koha.net/arberi/nente-vjet-nga-vdekja-e-nekibe-kelmendit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2018/June/19/19nekibe1529395554.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
