---
description: Gazetari dhe udhëheqësi i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë” në Serbi, Nemanja Sharoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i shantazhon serb
title: Vuçiqi akuzohet se po i shantazhon serbët e Kosovës për “ta mbrojtur” nga studentët
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/10/0a435297-7414-45db-ad89-77d5f806c8da.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Vuçiqi akuzohet se po i shantazhon serbët e Kosovës për “ta mbrojtur” nga studentët

![Aleksandar Vuciq](https://resources.koha.net/images/2025/March/10/0a435297-7414-45db-ad89-77d5f806c8da.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 10 mars 2025 18:51
- Shpërndaje në:

- 10 mars 2025 18:51
- Shpërndaje në:

Gazetari dhe udhëheqësi i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë” në Serbi, Nemanja Sharoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i shantazhon serbët e Kosovës për t’iu bashkuar në kampin e ngritur para Presidencës Serbe.

Sipas Sharoviqit, partia e Vuçiqit, SNS, po i paguan njerëzit nga Kosova për të marrë pjesë në organizimin për “mbrojtje nga studentët protestues”. 

“Ata po i shantazhojnë serbët nga Kosova, njerëzit që marrin asistencë sociale atje, që të vinë po ashtu. Dhe SNS-ja i paguan të gjithë. Pagesat dallojnë, për ata më të rëndësishmit nga 100 euro, e për ata tjerët nga 5000 dinarë. Ata i paguajnë këta njerëz”, ka thënë Sharoviqi për [N1](https://n1info.rs/vesti/sarovic-vucic-postavio-kvazi-studente-i-statiste-iz-elite-kao-sopstvenu-zastitu-placa-nekom-50-nekom-100-evra/).

Që  nga fundjava e shkuar të rinj serb që thonë se janë studentë janë grumbulluar në një park afër Presidencës së Serbisë dhe kanë ngritur kamp. Sipas raportimeve të mediumeve të pushtetit, ata janë “studentë që duan të mësojnë”, dhe që “duan të kthehen në klasat e tyre sa më shpejtë që të jetë e mundshme”. Ky kamp po konsiderohet si “mburojë” për Vuçiqin para protestës së paralajmëruar për 15 mars nga studentët.

Serbia është duke u përballur vazhdimisht me protesta masive të studentëve që po kërkojnë drejtësi për 15 viktimat e 1 nëntorit kur në Novi-Sad u shemb streha e hekurudhës.

[#aleksandar vuciq](https://www.koha.net/tag/aleksandar-vuciq) [#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#protestat e studenteve](https://www.koha.net/tag/protestat-e-studenteve)

Artikuj të ngjashëm

- [![Vuçiqi pretendon se në Serbi pati tentim për puç](https://resources.koha.net/images/2024/September/14/adcc260d-fd90-41ca-91b1-f8b5112c34bb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 2 qer 2025 Vuçiqi pretendon se në Serbi pati tentim për puç](https://www.koha.net/rajon/vuciqi-pretendon-se-ne-serbi-pati-tentim-per-puc)
- [![Serbët e Kosovës të ndarë në Beograd: Disa në mbrojtje të Vuçiqit e disa pro studentëve](https://resources.koha.net/images/2025/March/14/5ba7a743-a333-453a-ad1e-9596875b0bd3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 mar 2025 Serbët e Kosovës të ndarë në Beograd: Disa në mbrojtje të Vuçiqit e disa pro studentëve](https://www.koha.net/arberi/serbet-e-kosoves-te-ndare-ne-beograd-disa-ne-mbrojtje-te-vuciqit-e-disa-pro-studenteve)
- [![Nga Graçanica në mbrojtje të Vuçiqit në Beograd, publikohet videoja e “studentëve” serbë](https://resources.koha.net/images/2025/March/11/2af544e5-aaa3-4129-a60e-ed592078e56e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 mar 2025 Nga Graçanica në mbrojtje të Vuçiqit në Beograd, publikohet videoja e “studentëve” serbë](https://www.koha.net/arberi/nga-gracanica-ne-mbrojtje-te-vuciqit-ne-beograd-publikohet-videoja-e-studenteve-serbe)
- [![Rrahjet, sulmet kibernetike dhe kërcënimet shtojnë pasigurinë në Serbinë e Vuçiqit para zgjedhjeve](https://resources.koha.net/images/2026/October/24/ff345594-74ed-4ddd-bbde-38fdfc9743e2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 24 tet 2026 Rrahjet, sulmet kibernetike dhe kërcënimet shtojnë pasigurinë në Serbinë e Vuçiqit para zgjedhjeve](https://www.koha.net/rajon/rrahjet-sulmet-kibernetike-dhe-kercenimet-shtojne-pasigurine-ne-serbine-e-vuciqit-para-zgjedhjeve)
- [![Protestë masive studentore në Beograd në prag të zgjedhjeve](https://resources.koha.net/images/2026/October/23/654bde62-0aa3-4fe7-aa40-e4f51c0207b8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 23 tet 2026 Protestë masive studentore në Beograd në prag të zgjedhjeve](https://www.koha.net/rajon/proteste-masive-studentore-ne-beograd-ne-prag-te-zgjedhjeve)

[Futboll.]() [Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-shenon-golin-e-pare-kete-edicion-ne-bundeslige)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

[Arbëri.]() [Shkolla në Shtërpcë, që organizon mësimin në shqipe, detyrohet të blejë vetë ngrohëse](https://www.koha.net/arberi/shkolla-ne-shterpce-qe-organizon-mesimin-ne-shqipe-detyrohet-te-bleje-vete-ngrohese)

[Arbëri.]() [Mbi 20 mijë gjoba në 10 muajt e parë të 2026-s për kosovarët në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/mbi-20-mije-gjoba-ne-10-muajt-e-pare-te-2026-s-per-kosovaret-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Një muaj pas premtimit të ministrit Vitia për furnizim, terapi s’ka ende në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/nje-muaj-pas-premtimit-te-ministrit-vitia-per-furnizim-terapi-ska-ende-ne-onkologji)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vuçiqi akuzohet se po i shantazhon serbët e Kosovës për “ta mbrojtur” nga studentët","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ne-serbi-hidhen-akuza-se-vuciqi-po-i-shantazhon-serbet-e-kosoves-per-ta-mbrojtur-nga-studentet","datePublished":"2025-03-10T18:51:05+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:25:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":249,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gazetari dhe udhëheqësi i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë” në Serbi, Nemanja Sharoviq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i shantazhon serb","url":"https://www.koha.net/arberi/ne-serbi-hidhen-akuza-se-vuciqi-po-i-shantazhon-serbet-e-kosoves-per-ta-mbrojtur-nga-studentet","keywords":"aleksandar vuciq, Serbia, kosova, protestat e studenteve","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/10/0a435297-7414-45db-ad89-77d5f806c8da.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
