---
description: Në komunën e Mitrovicës dhe në atë të Graçanicës do të zhvillohet operacioni për largimin e mjeteve shpërthyese të mbetura nga lufta e fundit në Kosovë.Ambasada
title: Në mars nis pastrimi nga minat i 26 hektarëve në fshatra të Mitrovicës e Graçanicës
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/20/0f909cc0-f030-40ca-9c3d-7601bdcf13c9.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Në mars nis pastrimi nga minat i 26 hektarëve në fshatra të Mitrovicës e Graçanicës

- Nga: [Majlinda Ibrahimi](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles) [![Majlinda Ibrahimi](https://resources.koha.net/author/2022/April/17/277846428_711239876557943_6281036407949280368_n1650210738.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles)
- 20 shkurt 2025 21:49
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Majlinda Ibrahimi](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles) [![Majlinda Ibrahimi](https://resources.koha.net/author/2022/April/17/277846428_711239876557943_6281036407949280368_n1650210738.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles)
- 20 shkurt 2025 21:49
- Shpërndaje në:

## Në Mitrovicë dhe në Graçanicë do të nisë pastrimi i zonave të minuara që nga lufta. Për këtë projekt, Ambasada e Japonisë në Kosovë ka ndarë grantin prej 198 mijë eurosh. Procesi, i cili pritet që të fillojë në mars, synon të largojë mjetet shpërthyese dhe të përmirësojë sigurinë për rreth 17 mijë banorë

Në komunën e Mitrovicës dhe në atë të Graçanicës do të zhvillohet operacioni për largimin e mjeteve shpërthyese të mbetura nga lufta e fundit në Kosovë.

Ambasada e Japonisë në Kosovë ka ndarë 198 mijë euro grant, për ta realizuar këtë proces, i cili pritet që të fillojë në muajin mars.

Përfaqësuesi i kësaj ambasade, Keisuke Yamanaka, ka thënë të enjten se me këtë mbështetje synohet që deri në vitin 2030 të largohen të gjitha minat në Kosovë.

“Qëllimi është që t’i përmirësojmë kushtet e jetesës së banorëve të zonave. Numri i përgjithshëm i përfituesve arrin deri në 976 banorë në zona specifike ku do të ketë ndërhyrje, e do të ketë ndikim të tërthortë në 17 mijë njerëz. Qëllimi është që Kosova të jetë pa mina deri në vitin 2030”, ka theksuar Yamanaka.

Përfaqësues të këtij misioni diplomatik kanë thënë se kjo është vlera më e madhe e ndarë ndonjëherë nga Granti i Asistencës i Japonisë për Projektet e Sigurisë Njerëzore Bazike.

Në ceremoninë e nënshkrimit të grantit, drejtori i Qendrës Koordinuese për Deminim nga Ministria e Mbrojtjes, Ahmet Sallova, ka thënë se kjo do të ndihmojë në zhvillimin më të mirë të Kosovës.

[Edhe ![Nis rrënimi i objekteve pa leje në pronën e “Trepçës” në Mitrovicën e Veriut](https://resources.koha.net/images/2026/April/22/11c61b53-0269-429a-bdcf-923caa012c0d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 pri 2026 Nis rrënimi i objekteve pa leje në pronën e “Trepçës” në Mitrovicën e Veriut](https://www.koha.net/arberi/nis-rrenimi-i-objekteve-pa-leje-ne-pronen-e-trepces-ne-mitrovicen-e-veriut)

“Puna që po bëhet për pastrimin e zonave të minuara nuk është me rëndësi që vetëm fizikisht të largohet rreziku, por është e rëndësishme që u jepet mundësia që të zhvillohet komuniteti. Çdo partneritet, çdo bashkëpunim na sjell çdo ditë më afër në zhvillimin më të mirë të Kosovës. Megjithatë, është shumë sfiduese edhe minat përbëjnë një rrezik shumë të madh për komunitetin”, ka thënë Sallova.

Nëpërmjet këtij projekti parashihet që të pastrohen nga minat 26 hektarë tokë në fshatin Bajgorë të Mitrovicës dhe në Livagje të Graçanicës.

[#minat](https://www.koha.net/tag/minat) [#komuna e mitrovices](https://www.koha.net/tag/komuna-e-mitrovices) [#Komuna e Graçanicës](https://www.koha.net/tag/komuna-e-gracanices)

Artikuj të ngjashëm

- [![Lansohet projekti “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”, fokusohet në tri komuna](https://resources.koha.net/images/2024/October/05/09ba91f0-2899-486b-a69f-16b63d64a681.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 tet 2024 Lansohet projekti “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”, fokusohet në tri komuna](https://www.koha.net/arberi/lansohet-projekti-promovimi-i-fuqizimit-te-grave-rurale-ne-kosove-fokusohet-ne-tri-komuna)
- [![Ndahen 4 milionë euro për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për pakicat në veri](https://resources.koha.net/images/2024/April/02/786ace69-e0a9-4561-9f1f-a9fe527bf94e.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 pri 2024 Ndahen 4 milionë euro për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për pakicat në veri](https://www.koha.net/arberi/ndahen-4-milione-euro-per-subvencionim-te-ndertimit-te-shtepive-per-pakicat-ne-veri)
- [![MINT-i lanson thirrje publike në vlerë 2.5 milionë euro për mbështetje të bizneseve](https://resources.koha.net/images/2024/March/27/c1c6cb74-09aa-492c-ad08-88dedfc2ec32.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Ekonomi 27 mar 2024 MINT-i lanson thirrje publike në vlerë 2.5 milionë euro për mbështetje të bizneseve](https://www.koha.net/ekonomi/mint-i-lanson-thirrje-publike-ne-vlere-25-milione-euro-per-mbeshtetje-te-bizneseve)
- [![Minjtë përreth kontejnerëve, alarmohet për rrezikun nga sëmundje ngjitëse në Prishtinë](https://resources.koha.net/images/2026/August/17/db1d9bbb-5824-41bd-bbc0-3bee6561a86e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 gus 2026 Minjtë përreth kontejnerëve, alarmohet për rrezikun nga sëmundje ngjitëse në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/minjte-perreth-kontejnereve-alarmohet-per-rrezikun-nga-semundje-ngjitese-ne-prishtine)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Hoxha: S’shoh zgjidhje racionale, VV e PDK po shfrytëzojnë momentumin për lojë politike](https://www.koha.net/arberi/hoxha-sshoh-zgjidhje-racionale-vv-e-pdk-po-shfrytezojne-momentumin-per-loje-politike)

[Futboll.]() [Tjetër humbje për Maqedoninë e Veriut](https://www.koha.net/futboll/tjeter-humbje-per-maqedonine-e-veriut)

[Futboll.]() [Zvicra e pagabueshme edhe ndaj Skocisë](https://www.koha.net/futboll/zvicra-e-pagabueshme-edhe-ndaj-skocise)

[Futboll.]() [Shqipëria fiton dhe bëhet lidere e grupit](https://www.koha.net/futboll/shqiperia-fiton-dhe-behet-lidere-e-grupit)

[Futboll.]() [Spanja në ritëm kampioni, mposht Kroacinë me 4:1](https://www.koha.net/futboll/spanja-ne-ritem-kampioni-mposht-kroacine-me-41)

[Futboll.]() [Anglia reagon pas humbjes nga Spanja, mposht Çekinë](https://www.koha.net/futboll/anglia-reagon-pas-humbjes-nga-spanja-mposht-cekine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Në mars nis pastrimi nga minat i 26 hektarëve në fshatra të Mitrovicës e Graçanicës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ne-mars-nis-pastrimi-nga-minat-i-26-hektareve-ne-fshatra-te-mitrovices-e-gracanices","datePublished":"2025-02-20T21:49:25+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:00:09+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":338,"author":[{"@type":"Person","name":"Majlinda Ibrahimi","url":"https://www.koha.net/autori/majlinda-ibrahimi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në komunën e Mitrovicës dhe në atë të Graçanicës do të zhvillohet operacioni për largimin e mjeteve shpërthyese të mbetura nga lufta e fundit në Kosovë.Ambasada","url":"https://www.koha.net/arberi/ne-mars-nis-pastrimi-nga-minat-i-26-hektareve-ne-fshatra-te-mitrovices-e-gracanices","keywords":"minat, komuna e mitrovices, Komuna e Graçanicës","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/20/0f909cc0-f030-40ca-9c3d-7601bdcf13c9.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
