---
description: Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i shoqëruar nga Ministri i...
title: Në Klinë fillon rregullimi i shtretërve të lumenjve “Drini i Bardhë” dhe “Klina”
image: https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/July/07/unnamed1499436048.jpg?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Në Klinë fillon rregullimi i shtretërve të lumenjve “Drini i Bardhë” dhe “Klina”

![](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/July/07/unnamed1499436048.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 7 korrik 2017 18:00
- Shpërndaje në:

- 7 korrik 2017 18:00
- Shpërndaje në:

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, sot kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë” dhe “Klina”.

Është ky një projekt shumë i rëndësishëm në Klinë që do të ndikoi në zhvillimin e turizmit, evitimin e vërshimeve e mbi të gjitha do të jetë edhe një zonë rekreative-shëtitore për qytetarët e Komunës së Klinës.

Sipas projektit të bashkëfinancuar nga Komuna e Klinës dhe MMPH-ja, planifikohet rregullimi i shtretërve të dy lumenjve që kalojnë nëpër qytetin e Klinës në gjatësi 1.6 km, për të cilin projekt janë paraparë të investohen 410 mijë euro. Pjesa e cila do të rregullohet fillon nga penda e fabrikës së ujit deri të “ Ura e Haxhisë” në fshatin Zajm të Klinës.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, në ceremoninë e prerjes së shiritit, ka thënë se nga sot kjo pjesë do të merr një pamje shumë të bukur ku përveç kësaj do të evitohen vërshimet që kanë ndodhur në të kaluarën si dhe do të jetë një zonë rekreative për qytetarët e Klinës.

Ndërkaq, Ministri Shala, tha se sot po fillojmë punimet për rregullimin e shtretërve të lumenjve “Drini i Bardhë” dhe “Klina” të cilët janë projekte të financuara nga MMPH-ja në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

[Edhe ![Kontestohet cilësia e punimeve në shtratin e Drinit të Bardhë](https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/November/25/degrad241511600214.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 nën 2017 Kontestohet cilësia e punimeve në shtratin e Drinit të Bardhë](https://www.koha.net/arberi/kontestohet-cilesia-e-punimeve-ne-shtratin-e-drinit-te-bardhe)

“Po fillojmë zbatimin e këtyre projekteve ngase ka shumë nevojë për rregullimin e shtretërve të lumenjve, evitimin e vërshimeve dhe rehabilitimin e atyre pjesëve që është e nevojshme”, ka thënë ai.

Sipas Ministrit Shala, rehabilitimi i lumenjve të Klinës nënkupton premisa të jashtëzakonshme zhvillimore në sektorin e bujqësisë, turizmit dhe sektorë të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- [![Rregullimi i shtratit të lumit Istog i shpëton tokat pjellore nga vërshimet](https://resources.koha.net/images/2019/October/17/lumi161571294699.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 tet 2019 Rregullimi i shtratit të lumit Istog i shpëton tokat pjellore nga vërshimet](https://www.koha.net/arberi/rregullimi-i-shtratit-te-lumit-istog-i-shpeton-tokat-pjellore-nga-vershimet)
- [![Skenderaj nis pastrimin e shtratit të lumit Klina](https://resources.koha.net/images/2019/September/04/04kli1567581651.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 sht 2019 Skenderaj nis pastrimin e shtratit të lumit Klina](https://www.koha.net/arberi/skenderaj-nis-pastrimin-e-shtratit-te-lumit-klina)
- [![Sivjet rregullohet shtrati i lumit Istog](https://resources.koha.net/images/2019/June/06/Istog-31559803462.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 qer 2019 Sivjet rregullohet shtrati i lumit Istog](https://www.koha.net/arberi/sivjet-rregullohet-shtrati-i-lumit-istog)
- [![Ndahen 50 mijë euro për rehabilitimin e shtratit të lumit Klina](https://resources.koha.net/images/2019/April/12/Fatmir_Matoshi_Zenun_Elezaj1555084529.jpeg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 pri 2019 Ndahen 50 mijë euro për rehabilitimin e shtratit të lumit Klina](https://www.koha.net/arberi/ndahen-50-mije-euro-per-rehabilitimin-e-shtratit-te-lumit-klina)

[Arbëri.]() [Hajrullahu për punësimet në UP: S’mund të zgjidhen as me muskuj, as me fuqi politike](https://www.koha.net/arberi/hajrullahu-per-punesimet-ne-up-smund-te-zgjidhen-as-me-muskuj-as-me-fuqi-politike)

[Arbëri.]() [21-vjeçari shqiptar që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet pasi u dënua me 7 vjet burgim](https://www.koha.net/arberi/21-vjecari-shqiptar-qe-vodhi-pamjet-e-gta-6-lirohet-pasi-u-denua-me-7-vjet-burgim)

[Arbëri.]() [Ramadani kërkon hetim pas lëndimit të ushtarëve të FSK-së nga shpërthimi i municionit](https://www.koha.net/arberi/ramadani-kerkon-hetim-pas-lendimit-te-ushtareve-te-fsk-se-nga-shperthimi-i-municionit)

[Lifestyle.]() [Gjumi më i gjatë se nëntë orë mund të jetë rrezik për personat me sëmundje të zemrës](https://www.koha.net/lifestyle/gjumi-me-i-gjate-se-nente-ore-mund-te-jete-rrezik-te-personat-me-semundje-te-zemres)

[Arbëri.]() [Reshje bore në zonat malore, Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për kujdes](https://www.koha.net/arberi/reshje-bore-ne-zonat-malore-ministria-e-infrastruktures-ben-thirrje-per-kujdes)

[Futboll.]() [Te Liria të gjithë të bashkuar për ta rikthyer në Superligë](https://www.koha.net/futboll/te-liria-te-gjithe-te-bashkuar-per-ta-rikthyer-ne-superlige)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Në Klinë fillon rregullimi i shtretërve të lumenjve “Drini i Bardhë” dhe “Klina”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ne-kline-fillon-rregullimi-i-shtreterve-te-lumenjve-drini-i-bardhe-dhe-klina","datePublished":"2017-07-07T18:00:35+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:00:09+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":327,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i shoqëruar nga Ministri i...","url":"https://www.koha.net/arberi/ne-kline-fillon-rregullimi-i-shtreterve-te-lumenjve-drini-i-bardhe-dhe-klina","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/koha.net/images/2017/July/07/unnamed1499436048.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
