Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës.
Naftëtarët kanë thënë se ky vendim po i dëmton rëndë bizneset, po e cenon konkurrencën e lirë dhe nuk po sjell përfitime reale për konsumatorët.
“Vendimi nuk plotëson asnjërin nga kriteret e përcaktuara në nenin 15 të Ligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. Gjithashtu është në kundërshtim Udhëzimin Administrativ (QRK) nr. 03/2022, sipas të cilit masa të tilla mund të zbatohen për një periudhë maksimale prej 90 ditësh”, thuhet në reagim.
Shoqata ka thënë po ashtu se krahas rritjes së çmimit në tregun ndërkombëtar është rritur edhe pagesa për buxhetin e shtetit.
“Nga data 3 mars 2026 deri më sot, konsumatorët kanë paguar në buxhetin e shteti mesatarisht rreth 7.5 centë për litër, më shumë se në periudhën para fillimit te konflikiti dhe rritjes së çmimeve të furnizimit. Mungesa e politikave mbështetëse dhe e një plani operativ shtetëror për përballimin e krizave energjetike ndërkombëtare ka bërë që barra financiare të vazhdojë të bjerë mbi qytetarët dhe bizneset. Pavarësisht vështirësive dhe humbjeve financiare, kompanitë e sektorit të naftës kanë vazhduar të sigurojnë furnizim të rregullt dhe të pandërprerë të tregut. Karburantet janë produkte me rëndësi jetike për ekonominë, transportin dhe sigurinë kombëtare”, thuhet nga Shoqata.
Shoqata i ka bërë thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit që ta anulojë menjëherë vendimin për kontrollin e çmimeve dhe ta rikthejë funksionimin e tregut mbi parimet e konkurrencës së lirë.
also
Farmers complain about cost increases and oil workers warn of protest against the Government's decision
“Nëse vendimi nuk anulohet, Shoqata, do të shqyrtojë të gjitha mundësitë juridike për rregullimin e këtyre shkeljeve, si dhe të kërkoj kompensim për humbjet e shkaktuara nga këto masa. Shoqata mbetet e hapur për dialog institucional dhe kërkon që çdo vendim i ardhshëm për këtë sektor të mbështetet në analiza profesionale, ligjshmëri, transparencë dhe konsultim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e industrisë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.
On March 5, the decision of the Ministry of Trade, Industry and Entrepreneurship (MINT) to set the trade margin entered into force.
The decision sets a profit margin of 2 cents for wholesale sales and 12 cents for retail sales.
-
AGK condemns Rama's attack on KOHĖ and KALLXO
-
Hamza says he did not receive an invitation from Kurti: What invitation, what are we talking about?
-
Municipalities subsidize therapies that patients purchase themselves, MoH without reimbursement mechanism
-
Serbia's threats and false narratives, the struggles of Kosovo diplomats