Analisti Artan Muhaxhiri nuk sheh rezultat pozitiv nga bisedimet mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me atë të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit.
Ndërsa e ka quajtur takimin mes të dyve jopremtues, Muhaxhiri ka theksuar se Abdixhiku duhet ta qartësojë se sa vota nga grupi i tij parlamentar i ka të sigurta.
“Nuk mu duk takim premtues sepse premisat nuk ishin premtuese, sepse kemi pasë takime të tilla edhe në të kaluarën dhe nuk kanë kaluar me sukses. ka shumë elemente që na çojnë drejt një mendimi të tillë, e para është që Abdixhiku duhet të jetë i qartë se sa vota i ka në dispozicion dhe ai duhet t’ia bëjë të qartë publikut se apo flet në emër të gjithë grupit apo ka problem brenda. E dyta, dolën disa emra në opinion dhe mu duk e pandershme ndaj atyre personaliteteve që të përflitet për ta pa e marrë pëlqimin paraprak ndaj tyre”, u shpreh ai në Interaktiv.
Muhaxhiri ka thënë se Abdixhiku po i jep “oksigjen” Kurtit që ky i fundit publikisht të dalë si konstruktiv.
“Abdixhiku është takuar 4 herë me Kurtin dhe në fund ka thënë se oferta është ofenduese,. Nuk e kuptoj pse tash mund të jetë ndryshe. Është humbje kohe veçanërisht për Abdixhikun pasi në këtë mënyrë po i jep pak oksigjen Kurtit që publikisht të dalë dhe të dëshmohet si person që është konstruktiv dhe që është duke punuar për një zgjidhje”.
Të martën për të katërten herë janë takuar Kurti e Abdixhiku. Gatishmëri për të krijuar stabilitet institucional kanë shprehur të dy. Kryetari i LVV-së ka thënë se në takim me Abdixhikun ka parë vullnetin e LDK-së për t’i sjellë vendit një president të ri e për të evituar zgjedhjet e reja. Asnjëri nuk përmenden emra të përveçëm për president, por të dy thanë se kanë diskutuar për profilin dhe kriteret që duhet t’i përmbushë një kandidat i propozuar për president.
also
Muhaxhiri: Citizens decide, VV either 30 or 50 percent
Dy partitë e tjera, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca po refuzojnë ftesat për takim të Lëvizjes Vetëvendosje. Këto dy subjekte insistojnë vetëm në konstituimin e Kuvendit, ndërsa nuk deklarohen nëse do të votojnë për presidentin e ri.
In the June elections, LVV won 53 seats in the Assembly, PDK 22, LDK 18 and AAK seven. The winning party, together with the votes of the non-majority communities, has the opportunity to constitute the Assembly and form the Government. However, for the election of the president, the Constitution requires the presence of at least 80 deputies in the hall in the first two rounds of voting. If the election of the president fails, the country goes to new elections.
-
Abdixhiku is reconfirmed as LDK leader
-
Salihaj: The boiling in LDK started earlier, it de-factors it in the process of forming institutions
-
Kurti and Abdixhiku meet on Monday for the presidency, analysts see elections as a solution
-
Muhaxhiri: LDK enabled Pec's victory, Abdixhiku must provide clarifications