Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Ministry of Health: 28 injured in Sunday's protest, 19 of them police officers

Protest

Photo: Associated Press

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë një përditësim rreth të lënduarve të protestuesve dhe efektivëve të policisë gjatë ditës së sotme. Përditësimi është bërë në ora 21:00.

U tha se në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar, 17 efektivë policie, 1 protestues i mitur, 1 përfaqësues i medias dhe 4 kalimtarë.

“Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë”, njofton MSH.

Ndërkohë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar, 2 efektivë policie dhe 3 protestues.

“Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore”, njofton Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
 

Read other updates
Day 6

LIVE - Sixth day of protests in Tirana: Clashes between Police and protesters

On Sunday, Albania entered its sixth day of protests. Over the past five days,...