Artistja Meli Qena ka treguar se zgjedhja e saj për t’iu përkushtuar teatrit të kukullave erdhi edhe nga dëshira për të punuar në një ambient ku nuk kishte konkurrencë të madhe.
In a conversation with the publicist Veton Surroi, në podcastin “PIKË”, Qena ka thënë se pikërisht në teatrin e kukullave e kishte gjetur veten, ndryshe nga degët e tjera të teatrit.
“Unë veç në teatrin e kukullave e kam gjetë veten. Më së pari, kurrë s’i kam dashtë vendet ku ka shumë tollovi, ku ka shumë... jo konkurrencë me thonë, po... hajde ta quajmë konkurrencë”, u shpreh ajo.
Qena tregoi se vendimin e saj e kishte lidhur edhe me një thënie të Indira Gandit, sipas së cilës në jetë ka njerëz që punojnë dhe të tjerë që i marrin meritat, prandaj ia vlen të zgjidhen vendet ku konkurrenca është më e vogël.
“Shko te ata që punojnë, se konkurrenca më e vogël është. Kështu që edhe unë shkova. E kurrkush te kukullat”, deklaroi Qena, duke shtuar se në këtë fushë nuk kishte fare konkurrencë.