Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Maloku: PDK loses a lot if it takes the Speciale's undoing to the Parliament

Fadil Maloku

Sociologu Fadil Maloku ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të pësonte dëme elektorale, politike dhe morale nëse do ta çonte në Kuvend çështjen e zhbërjes së Gjykatës Speciale.

Maloku ka bërë thirrje për solidaritet dhe përgjegjësi politike përballë aktgjykimit dënues ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke vlerësuar se çështja duhet të trajtohet në mënyrë institucionale.

“PDK-ja, nëse e çon në Kuvend zhbërjen e Speciales, ka me humb shumë. Së pari elektoralisht, politikisht dhe moralisht. Ky është dëmi që mundet me iu shkaktu. Unë po them dhe rekomandoj që të ketë një solidaritet politik, moral dhe një lloj përgjegjësie para kësaj sfide që duhet me u kalu në mënyrë institucionale”, ka thënë Maloku në “60 Minuta” të KTV-së. 

Ai ka theksuar se çështja nuk duhet të trajtohet me eufori dhe se tani duhet të pritet vendimi i Apelit.

“Nuk shkon kjo me eufori. Krejt Kosova m’u kall, nuk merret kush me këtë punë, aktgjykimi ka marrë fund. Tash duhet të presim deri të vjen Apeli. Duhet që këtij aktgjykimi t’i përgjigjemi institucionalisht”, ka deklaruar Maloku.

The Special Court's first instance on September 16 sentenced Hashim Thaçi to 25 years in prison, Jakup Krasniqi to 25, Kadri Veseli to 18, and Rexhep Selimi to 13.