---
description: Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar të hënën notë verbale Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, lidhur me të shtënat me armë zjarri që dyshohe
title: Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/12/a1cd34fc-6ece-4a1f-a1a4-866a00ee81a8.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

![Flamujt e Kosovës dhe Malit të Zi / Foto: KOHA](https://resources.koha.net/images/2025/February/12/a1cd34fc-6ece-4a1f-a1a4-866a00ee81a8.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Radio Evropa e Lirë](https://www.koha.net/autori/radio-evropa-e-lire/articles) [![Radio Evropa e Lirë](https://resources.koha.net/authors/2026/July/14/9056e3d5-6ab0-4f65-9afd-46e18cf27597.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/radio-evropa-e-lire/articles)
- 29 shtator 2025 14:23
- Shpërndaje në:

- Nga: [Radio Evropa e Lirë](https://www.koha.net/autori/radio-evropa-e-lire/articles) [![Radio Evropa e Lirë](https://resources.koha.net/authors/2026/July/14/9056e3d5-6ab0-4f65-9afd-46e18cf27597.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/radio-evropa-e-lire/articles)
- 29 shtator 2025 14:23
- Shpërndaje në:

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar më 17 shtator notë verbale Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, lidhur me të shtënat me armë zjarri që dyshohet se u erdhën nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skijimit, Hajlla-Shtedim, afër kufirin mes dy shteteve.

“Nga organet kompetente të Republikës së Kosovës është kërkuar që t’i identifikojnë dhe t’i procedojnë autorët e këtyre incidenteve, si dhe të njoftojnë Malin e Zi për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Malit të Zi, për Radion Evropa e Lirë (REL).

Nga dikasteri i udhëhequr nga Ervin Ibrahimoviq vlerësojnë se bëhet fjalë për incidente të izoluara.

Të paktën në dy raste janë regjistruar dëmtime në infrastrukturën e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim në Mal të Zi, e cila ndodhet rreth një kilometër e gjysmë nga kufiri me Kosovën.

Në të dyja rastet, organet kompetente malazeze dyshojnë se të shtënat janë shkrepur nga territori i Kosovës.

[Edhe ![Kosova nis hetime paraprake për incidentet me të shtëna në kufirin me Malin e Zi](https://resources.koha.net/images/2024/December/08/25e37d10-8bd9-46be-a39d-f0478ad8709b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 sht 2025 Kosova nis hetime paraprake për incidentet me të shtëna në kufirin me Malin e Zi](https://www.koha.net/arberi/kosova-nis-hetime-paraprake-per-incidentet-me-te-shtena-ne-kufirin-me-malin-e-zi)

Incidenti i parë ndodhi në korrik të vitit të kaluar, kur u vërejtën dëmtime në kabinën e qendrës së skijimit. Prokuroria e Rozhajës ka hapur lëndë për këtë rast.  
Ndërsa, incidenti i dytë ndodhi më 24 gusht të këtij viti, kur pati të shtëna në drejtim të një objekti të qendrës së skijimit. Prokuroria pritet të hapë lëndë pas përfundimit të hetimeve të Policisë.

Notë verbale është dërguar pas incidenteve të përsëritura që janë regjistruar nga Policia në Rozhajë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, e cila shton se për incidentet u njoftua më 22 shtator edhe ambasadorja e Kosovës.

“Besojmë se rastet e izoluara nuk e reflektojnë përkushtimin e qartë të dy shteteve tona për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për REL.

Po ashtu, theksohet se palës kosovare i është tërhequr veçanërisht vëmendja për rëndësinë e zbatimit të tri marrëveshjeve ndërmjet shtetesh – për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kotlovi–Kuqishtë dhe rregullimin e regjimit të qarkullimit kufitar.

Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi, duke theksuar se policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.

[Edhe ![Autoritetet malazeze po hetojnë incidentet me armë zjarri në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës](https://resources.koha.net/images/2025/September/26/e230e8c1-227e-424b-b596-dc39902a4397.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 sht 2025 Autoritetet malazeze po hetojnë incidentet me armë zjarri në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës](https://www.koha.net/arberi/autoritetet-malazeze-po-hetojne-incidentet-me-arme-zjarri-ne-kufirin-mes-malit-te-zi-dhe-kosoves)

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe drejtorisë qendrore të Policisë së Kosovës me pyetjen nëse kanë ndonjë informacion lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes. Për të njëjtën çështje, përgjigje pritet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Mali i Zi dhe Kosova në vitin 2015 e nënshkruan Marrëveshjen për demarkacionin. Mali i Zi e ratifikoi atë në të njëjtin vit, ndërsa Kuvendi i Kosovës tre vjet më vonë.  
 

[#Mali i Zi](https://www.koha.net/tag/mali-i-zi) [#Kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#te shtena ne kufi](https://www.koha.net/tag/te-shtena-ne-kufi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Të shtëna me armë në Mitrovicë, gjenden gëzhoja të kalibrave të ndryshëm](https://resources.koha.net/images/2026/February/06/16e84e2a-94af-49c1-957b-36d8ecb48452.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 10 gus 2026 Të shtëna me armë në Mitrovicë, gjenden gëzhoja të kalibrave të ndryshëm](https://www.koha.net/kronike/te-shtena-me-arme-ne-mitrovice-gjenden-gezhoja-te-kalibrave-te-ndryshem)
- [![Incident para samitit në Tivat: Mali i Zi dëbon 87 serbë, Serbia ndalon qytetarë malazezë](https://resources.koha.net/images/2026/June/04/7c680545-ca8b-437f-b73a-9068529177dd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 4 qer 2026 Incident para samitit në Tivat: Mali i Zi dëbon 87 serbë, Serbia ndalon qytetarë malazezë](https://www.koha.net/rajon/incident-para-samitit-ne-tivat-mali-i-zi-debon-87-serbe-serbia-ndalon-qytetare-malazeze)
- [![Të shtëna ndaj një auto salloni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dëmtohen gjashtë vetura](https://resources.koha.net/images/2025/May/06/ef4e8361-7195-4059-b970-32afdb2252b5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 26 pri 2026 Të shtëna ndaj një auto salloni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dëmtohen gjashtë vetura](https://www.koha.net/kronike/te-shtena-ndaj-nje-auto-salloni-ne-rrugen-prishtine-ferizaj-demtohen-gjashte-vetura)

[Arbëri.]() [Komisionerja e BE-së kritikon Kosovën: Ndryshimet në Speciale janë të papranueshme](https://www.koha.net/arberi/komisionerja-e-be-se-kritikon-kosoven-ndryshimet-ne-speciale-jane-te-papranueshme)

[Showbiz.]() [John Malkovich: Sot, çmimi “Oscar” i çon njerëzit në kinema](https://www.koha.net/showbiz/john-malkovich-sot-cmimi-oscar-i-con-njerezit-ne-kinema)

[Kronikë.]() [Dogana ndalon mallra të padeklaruara në një autobus në Han të Elezit](https://www.koha.net/kronike/dogana-ndalon-mallra-te-padeklaruara-ne-nje-autobus-ne-han-te-elezit)

[Kronikë.]() [I dyshuari për vrasjen në Gjilan ende në arrati, në vend të ngjarjes u sekuestruan 3 armë](https://www.koha.net/kronike/i-dyshuari-per-vrasjen-ne-gjilan-ende-ne-arrati-ne-vend-te-ngjarjes-u-sekuestruan-3-arme)

[Arbëri.]() [Pse mbeti Kosova pa mbështetjen evropiane?](https://www.koha.net/arberi/pse-mbeti-kosova-pa-mbeshtetjen-evropiane)

[Showbiz.]() [Bebe Rexha “në skenë” me Ledri Vulën e Yllka Kuqin](https://www.koha.net/showbiz/bebe-rexha-ne-skene-me-ledri-vulen-e-yllka-kuqin)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/mali-i-zi-i-dergon-note-verbale-ambasades-se-kosoves-per-te-shtenat-ne-kufi","datePublished":"2025-09-29T14:23:18+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:00:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":568,"author":[{"@type":"Person","name":"Radio Evropa e Lirë","url":"https://www.koha.net/autori/radio-evropa-e-lire/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar të hënën notë verbale Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, lidhur me të shtënat me armë zjarri që dyshohe","url":"https://www.koha.net/arberi/mali-i-zi-i-dergon-note-verbale-ambasades-se-kosoves-per-te-shtenat-ne-kufi","keywords":"Mali i Zi, Kosova, te shtena ne kufi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/12/a1cd34fc-6ece-4a1f-a1a4-866a00ee81a8.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
