Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Luzha on the protest in Albania: Let the bloodshed subside, let the path of dialogue be paved

Besa Luzha

Pedagogia universitare Besa Luzha ka thënë se në parim gjithmonë është pro demonstratave e protestave, si mënyrë për të shprehur pakënaqësinë. 

Por Luzha në “Konfront” të KTV-së ka thënë se është e shqetësuar me dhunën e përdorur në protestat në Shqipëri nga të dyja palët. Ajo ka thënë se duhet të ulen gjakrat e të dialogohet mes palëve. 

Luzha ka thënë se ajo që e ka penguar në protestën në Shqipëri, ishte se në fillim dolën studentët me kërkesa, por menjëherë u transformua më pas në betejë politike, ku nga kushtet e studimeve u kthye në kërkesë politike për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Po ashtu Luzha ka thënë se shqetësim tjetër është mosgatishmëria e institucioneve shtetërore për të dëgjuar e pasur dialog, por po ashtu edhe acarimi shumë i madh dhe dhuna mes palëve. 

“E kuptoj se në protestë edhe gjuhen gurë, e mund të ketë pak acarim deri në një masë. Por, në një mënyrë personifikimi i objekteve me njerëzit që janë aktualisht në pushtet më ka penguar pak, sepse në fund krejt ato ndërtesa janë të qytetarëve e s’janë të pushtetarëve”, tha Luzha. 

Luzha ka thënë se nuk ka arsyetim dhuna e asnjërës palë. 

“Pavarësisht se kjo ka ndodhur deri tash, shihet është acarim e betejë se kush është më i fortë. Besoj se duhet të ulen gjakrat e natyrisht ai që është më i fortë, në këtë rast Qeveria e institucionet duhet ta shtrojnë mënyrën e dialogut. Por, edhe studentët duhet t’i nxjerrin kanalet, përfaqësuesit e tyre me të cilën mund të negociohet dalja para - qoftë tranzicioni, dorëheqja, qeveria teknike. Por, me një lloj plani e veprimi pa i dëmtuar qytetarët e pronat”, tha Luzha.

Read other updates
Confront

Where will the protests in Albania reach?