Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Lushtaku: I want to believe even though there will be no acquittal

Sami Lushtaku

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se shpreson se sot do të ketë vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së, por nuk beson se një vendim i tillë do të merret.

Në një lidhje direkte për KTV-në, Lushtaku ka thënë se beson pak në Gjykatën Speciale andaj nuk pret që sot të ndahet drejtësi. 

“Shpresoj dhe besoj se do të ketë një vendim lirues edhe pse unë pak besoj në këtë gjykatë sepse nuk është gjykatë që ka ndarë drejtësi dhe më së paku është marrë me drejtësi. Të gjithë ata gjyqtarë, prokurorë, hetues, kanë qenë këtu për 20 vjet dhe kanë hetuar e nuk kanë lënë guri pa lëvizur, nuk kanë gjetur as më të voglin problem. Unë dua të besoj edhe pse nuk do të ketë, se sot do të ketë një vendim lirues”, ka thënë ai. 

Lushtaku ka shtuar se vendimi i sotëm nuk ka të bëjë vetëm me katër figurat që po gjykohen, por me fatin e Kosovës.

“Nuk besoj se kam qenë ndonjëherë më emocional se sot sepse nuk është problemi i 4-shes në Hagë, por edhe fati i Kosovës është në duart e atyre gjyqtarëve atje, sepse nëse ata rastësisht i dënojnë atje, Kosova do të jetë ndryshe”, ka thënë më tej ai. 

Read other updates
Thaci and others

LIVE: Verdict Day