---
description: Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur “shqetësim shumë të thell
title: "LDK: Djemtë dhe vajzat e UÇK-së mbrojtën pragun e shtëpisë"
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/01/764c6995-ec05-445f-8e62-1af1b706ec66.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# LDK: Djemtë dhe vajzat e UÇK-së mbrojtën pragun e shtëpisë

![ldk selia logo](https://resources.koha.net/images/2026/September/01/764c6995-ec05-445f-8e62-1af1b706ec66.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 16 shtator 2026 12:49
- Shpërndaje në:

- 16 shtator 2026 12:49
- Shpërndaje në:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur “shqetësim shumë të thellë” për vendimin dhe përmasën e dënimeve.

LDK-ja ka bërë thirrje për qetësi, maturi dhe përgjegjësi, duke theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës mbështeten në sakrificën e brezave, rezistencën politike e paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, luftën e UÇK-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

“Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbrojtën pragun e shtëpisë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Partia ka deklaruar se asnjë aktgjykim, përfshirë atë të sotmin, nuk mund ta zhbëjë, sipas saj, të vërtetën historike të luftës në Kosovë. LDK-ja ka përmendur krimet e kryera nga regjimi i Serbisë gjatë luftës, përfshirë vrasjen e civilëve, dhunën, dëbimet dhe shkatërrimin e vendbanimeve.

Në reagim, LDK-ja ka ritheksuar përkushtimin ndaj shtetit të së drejtës dhe ka mbështetur “pa rezervë” shterimin e të gjitha kanaleve ankimore, përfshirë edhe ato të shkallës së dytë.

Po ashtu, LDK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi e maturi, ndërsa përfaqësuesve politikë që të tregojnë përgjegjësi në fjalët dhe veprimet e tyre dhe të shmangin nxitjen e tensioneve.

[Edhe ![LDK reagon pasi deputetët e saj u vendosën në një rresht me at të Listës Serbe: Përpjekje e ulët për linçim publik e kërcënim politik](https://resources.koha.net/images/2026/September/01/764c6995-ec05-445f-8e62-1af1b706ec66.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 tet 2026 LDK reagon pasi deputetët e saj u vendosën në një rresht me at të Listës Serbe: Përpjekje e ulët për linçim publik e kërcënim politik](https://www.koha.net/arberi/ldk-reagon-pasi-deputetet-e-saj-u-vendosen-ne-nje-rresht-me-at-te-listes-serbe-perpjekje-e-ulet-per-lincim-publik)

“U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe të qëndrojmë bashkë për ta përballuar këtë periudhë të vështirë për Kosovën”, thuhet në reagim.

Në fund, LDK-ja ka theksuar se UÇK-ja mbetet “pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë; dje, sot e përjetësisht”

[Lexo përditësimet tjera![Thaci dhe të tjeret](https://resources.koha.net/images/2026/September/16/ea869f0b-c0d1-458e-b262-ecb96059296d.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Thaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13</h4>Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18...](https://www.koha.net/arberi/dita-e-verdiktit)

[#LDK](https://www.koha.net/tag/ldk) [#UÇK](https://www.koha.net/tag/uck)

Artikuj të ngjashëm

- [![PDK: Historia e Kosovës nuk rishkruhet me një aktgjykim](https://resources.koha.net/images/2026/September/16/5152643a-d088-4627-a7ce-058aeb90b26c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 sht 2026 PDK: Historia e Kosovës nuk rishkruhet me një aktgjykim](https://www.koha.net/arberi/pdk-historia-e-kosoves-nuk-rishkruhet-me-nje-aktgjykim)
- [![PDK: Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, goditje ndaj drejtësisë dhe besimit publik](https://resources.koha.net/images/2025/June/24/a13cd4dd-ce45-411d-9e30-9f22ca588b53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 maj 2026 PDK: Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, goditje ndaj drejtësisë dhe besimit publik](https://www.koha.net/arberi/pdk-shtyrja-e-aktgjykimit-per-ish-kreret-e-uck-se-goditje-ndaj-drejtesise-dhe-besimit-publik)
- [![LDK-ja e quan selektive e të pjesshme Rezolutën për Specialen](https://resources.koha.net/images/2026/February/13/4cd90936-22e8-4d51-ad7f-d3dbe36f8f2e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 shk 2026 LDK-ja e quan selektive e të pjesshme Rezolutën për Specialen](https://www.koha.net/arberi/ldk-ja-e-quan-selektive-e-te-pjesshme-rezoluten-per-specialen)
- [![PDK për kërkesën e Prokurorisë së Speciales: Po synohet barazimi i viktimës me agresorin](https://resources.koha.net/images/2025/June/24/a13cd4dd-ce45-411d-9e30-9f22ca588b53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 shk 2026 PDK për kërkesën e Prokurorisë së Speciales: Po synohet barazimi i viktimës me agresorin](https://www.koha.net/arberi/pdk-per-kerkesen-e-prokurorise-se-speciales-po-synohet-barazimi-i-viktimes-me-agresorin)

[Arbëri.]() [“Mbajëm për fjale”, Mjekiqi: Kjo politikë për KEK-un do e çojë në mbyllje atë](https://www.koha.net/arberi/mbajem-per-fjale-mjekiqi-kjo-politike-per-kek-un-do-e-coje-ne-mbyllje-ate)

[Botë.]() [Kalifornia ua zëvendëson dënimin me vdekje 548 të burgosurve, me burgim të përjetshëm](https://www.koha.net/bote/kalifornia-ua-zevendeson-denimin-me-vdekje-548-te-burgosurve-me-burgim-te-perjetshem)

[Rajon.]() [Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, Lista e Studentëve me 140 mandate, Vuçiqi 103 e shqiptarët dy](https://www.koha.net/rajon/shpallen-rezultatet-e-zgjedhjeve-ne-serbi-lista-e-studenteve-fiton-140-mandate-e-vuciqi-103)

[Arbëri.]() [Haxha: Blloku A është dashur moti të mbyllet, duam t’ia nxjerrim yndyrën me remonte](https://www.koha.net/arberi/haxha-blloku-a-eshte-dashur-moti-te-mbyllet-duam-tia-nxjerrim-yndyren-me-remonte)

[Futboll.]() [Vetëm barazim për Asllanin e Avdullahun](https://www.koha.net/futboll/vetem-barazim-per-asllanin-e-avdullahun)

[Futboll.]() [Milani turpërohet sërish në Ligën e Evropës](https://www.koha.net/futboll/milani-turperohet-serish-ne-ligen-e-evropes)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"LDK: Djemtë dhe vajzat e UÇK-së mbrojtën pragun e shtëpisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ldk-djemte-dhe-vajzat-e-uck-se-mbrojten-pragun-e-shtepise","datePublished":"2026-09-16T12:49:21+02:00","dateModified":"2026-09-16T12:49:45+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":313,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur “shqetësim shumë të thell","url":"https://www.koha.net/arberi/ldk-djemte-dhe-vajzat-e-uck-se-mbrojten-pragun-e-shtepise","keywords":"LDK, UÇK","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/01/764c6995-ec05-445f-8e62-1af1b706ec66.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
