Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

"Kitchens" postpone the plan for all-day learning in 4 more schools in Pristina

School

Në të paktën tri nga katër shkollat ku ishte planifikuar të fillonte mësimi tërëditor në Prishtinë, kjo nuk ka ndodhur. Në shkollat “Asim Vokshi”, “Nënë Tereza” dhe “Afrim Gashi” përgatitjet po vijojnë ende. Problemi më i madh i tyre është hapësira për ushqim

Për 250 nxënës të nivelit të ulët të shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë ishte paraparë që më 1 shtator ta fillonin mësimin tërëditor, por kjo nuk ka ndodhur.

Kjo shkollë është një nga katër që, sipas planit të Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, duhej t’u bashkohej disa të tjerave që kanë nisur vjet e parvjet me mësim tërëditor.

Në fakt, mësimi tërëditor nuk ka nisur as në shkollat tjera të planifikuara.

Në “Asim Vokshi” mësimi po zhvillohet me orar të vjetër, por sipas drejtorit Nazif Jashari, nga java e ardhshme do të nisë mësimi tërëditor.

Pengesë sipas tij, është vetëm hapësira për ushqim.

also Students start the year with an outdated curriculum, experts call for reform, and the Ministry remains silent Arberi Students start the year with an outdated curriculum, experts call for reform, and the Ministry remains silent

“Jo, pjesa e kuzhinës është në përfundim e sipër, gjegjësisht kanë ardhur e kanë shikuar krejt pjesën e objektit ku do të rinovohet dhe do të vendoset kuzhina. Po, ndërkohë ne jemi në bashkëbisedim e sipër, jemi me të gjitha këto aktivitete, të cilat do të mbahen jashtë procesit mësimor ose aktivitetet e pasdites që do të mbahen. Ndërsa sa i përket mësimit të rregullt, veçse i kemi bërë të gjitha përgatitjet, po dhe këtu jemi në finalizim e sipër”, ka thënë Jashari.

Situatë e njëjtë është edhe në shkollën “Nënë Tereza” në Vranidoll, në të cilën po ashtu nuk ka filluar mësimi tërëditor.

85 nxënës të kësaj shkolle, të nivelit 1 deri në 5, po e vijojnë mësimin me orar të vjetër.

Milaim Islami, drejtor i kësaj shkolle, ka thënë se janë në pritje të krijimit të vendit për ushqim, pasi sipas tij, njoftimi për kalim në mësim gjithëditor është bërë para 2-3 javësh.

“Në marrëveshje me Drejtorinë e Arsimit, që na e kanë dhënë si mundësi, jemi një grup i shkollave që tashmë janë në mësim tërëditor të shkëmbimit të materialeve, planeve, kështu që ne po shpresojmë që gjatë kësaj jave të kompletohemi dhe javën tjetër të jemi me plane, me shpërndarje të orëve, me gjithçka. Njoftimin e kemi marrë pak me vonesë, se diku kah gjysma e gushtit jemi njoftuar që kemi të kalojmë në mësimin tërëditor”, ka thënë Islami.

Mësimi tërëditor nuk ka filluar as në shkollën “Afrim Gashi” në Hajvali. As kjo shkollë nuk ka arritur të bëhet gati me kohë.

Shkolla e katërt që duhej t’i shtohej sistemit me mësim tërëditor është “Mehmet Gjevori”. KOHA nuk ka arritur të kontaktojë me drejtuesit e saj, por në dy postimet e dy ditëve të fundit të këtij institucioni në Facebook nuk është përmendur mësimi tërëditor.

Koha ka dërguar pyetje në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë për këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

also Pristina is expected to expand full-day schooling, parents are demanding its restructuring Arberi Pristina is expected to expand full-day schooling, parents are demanding its restructuring

Me këto katër shkolla do të rritet në 16 numri i tyre me mësim tërëditor në Prishtinë.

Viti shkollor nisi të martën në të gjithë vendin, por me disa telashe, si mungesë ditarësh dhe me kurrikulë të skaduar.