---
description: Seanca konstituive e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës nis në orën 17:00Albulena Haxhiu pritet të propozohet për kryeparlamentareNënkryetarët pritet
title: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare, konstituohet Kuvendi
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/11/400f1782-1f33-4f7c-9104-f4ab64e55284.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare, konstituohet Kuvendi

- Merr njoftime për përditësimet
- 11 shkurt 2026 13:02
- Shpërndaje në:

Përditësimet Begaj: Shqipëria në mbështetje të institucioneve demokratike të Kosovës

×

- 11 shkurt 2026 13:02
- Shpërndaje në:

## Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori mbështetjen e 66 deputetëve, 44 ishin kundër e tetë abstenuan. Pas saj në pako u votuan edhe të pesë nënkryetarët. Legjislatura e dhjetë është konstituuar. Në fjalimin e saj, Haxhiu u zotua për punë të përgjegjshme e me barazi për të gjithë.

## Kuvendi pret legjislaturën e 10-të

9 muaj më parë / 11 shk 2026 13:03

![kuvendi i kosoves](https://resources.koha.net/images/2025/October/10/7fbf2607-9685-4e82-9870-709cca822cf4.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Photo: Driton Paçarada

120 deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të mblidhen në orën 17:00 në sallën e Kuvendit, në seancën e ftuar për konstituim të legjislaturës së 10-të.

Kryetari i legjislaturës së nëntë, Dimal Basha, pas një takimi me përfaqësues të partive parlamentare njoftoi se në seancë ka pasur dakordim për votim të nënkryetarëve në një pako.

Pas kësaj seance, sipas lajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që menjëherë të procedohet me seancën për formimin e Qeverisë.

Presidentja Vjosa Osmani caktoi për të mërkurën seancën konstituive, vetëm një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi më shumë se 51 për qind, apo 57 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës mori 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6. 20 ulëse janë të rezervuara për komunitetet.

Zgjedhjet e shkuara s’kishin prodhuar koalicion të shumicës. Institucionet nuk u formuan që nga 9 shkurti kur u mbajtën ato dhe Kosova u fut në krizë institucionale. Si pasojë e mungesës së institucioneve, Kuvendi ende s’e ka miratuar buxhetin 2026 e as marrëveshjet ndërkombëtare shumëmilionëshe.

Pos tyre, Kuvendi e ka obligim ta zgjedhë presidentin deri më 4 mars, një muaj para se Vjosa Osmanit t’i përfundojë mandati.

[#kuvendi i kosoves](https://www.koha.net/tag/kuvendi-i-kosoves) [#Legjislatura](https://www.koha.net/tag/legjislatura) [#seanca konstituive](https://www.koha.net/tag/seanca-konstituive)

[Botë.]() [Shembet një ndërtesë në New York, dy të vdekur dhe 17 të lënduar](https://www.koha.net/bote/shembet-ndertesa-ne-new-york-dy-te-vdekur-dhe-17-te-lenduar)

[Arbëri.]() [Asociacioni i Arkitektëve kërkon anulimin e vendimit për “Ulpianën”](https://www.koha.net/arberi/asociacioni-i-arkitekteve-kerkon-anulimin-e-vendimit-per-ulpianen)

[Botë.]() [Sekretari amerikan i Thesarit zhvendoset në një bazë ushtarake pas shqetësimeve për sigurinë e tij](https://www.koha.net/bote/sekretari-amerikan-i-thesarit-zhvendoset-ne-nje-baze-ushtarake-pas-shqetesimeve-per-sigurine-e-tij)

[Kulturë.]() [Dukagjin Lipa, folës kryesor në konferencën “Crowd & Loud” në Zagreb](https://www.koha.net/kulture/dukagjin-lipa-foles-kryesor-ne-konferencen-crowd-loud-ne-zagreb)

[Arbëri.]() [Aliu: Produktet në Kosovë shiten deri në 60 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera](https://www.koha.net/arberi/aliu-produktet-ne-kosove-shiten-deri-ne-60-per-qind-me-shtrenjte-se-ne-vendet-e-tjera)

[Botë.]() [Greva e parë e përgjithshme në Spanjë pas 14 vjetëve, në Barcelonë regjistrohen incidente](https://www.koha.net/bote/greva-e-pare-e-pergjithshme-ne-spanje-pas-14-vjeteve-ne-barcelone-regjistrohen-incidente)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"LiveBlogPosting","headline":"Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare, konstituohet Kuvendi","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kuvendi-pret-legjislaturen-e-10-te?before=481783","datePublished":"2026-02-11T13:02:18+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:50:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":0,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Seanca konstituive e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës nis në orën 17:00Albulena Haxhiu pritet të propozohet për kryeparlamentareNënkryetarët pritet","url":"https://www.koha.net/arberi/kuvendi-pret-legjislaturen-e-10-te?before=481783","keywords":"kuvendi i kosoves, Legjislatura, seanca konstituive","inLanguage":"sq-AL","coverageEndTime":"2026-02-11T19:13:56+01:00","coverageStartTime":"2026-02-11T13:02:18+01:00","liveBlogUpdate":[{"@type":"BlogPosting","headline":"Kuvendi pret legjislaturën e 10-të","datePublished":"2026-02-11T13:03:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:30:07+02:00","url":"https://www.koha.net/arberi/kuvendi-pret-legjislaturen-e-10-te?before=481783#article-481782","articleBody":"120 deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të mblidhen në orën 17:00 në sallën e Kuvendit, në seancën e ftuar për konstituim të legjislaturës së 10-të.Kryetari i legjislaturës së nëntë, Dimal Basha, pas një takimi me përfaqësues të partive parlamentare njoftoi se në seancë ka pasur dakordim për votim të nënkryetarëve në një pako.Pas kësaj seance, sipas lajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që menjëherë të procedohet me seancën për formimin e Qeverisë.Presidentja Vjosa Osmani caktoi për të mërkurën seancën konstituive, vetëm një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi më shumë se 51 për qind, apo 57 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës mori 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6. 20 ulëse janë të rezervuara për komunitetet.Zgjedhjet e shkuara s’kishin prodhuar koalicion të shumicës. Institucionet nuk u formuan që nga 9 shkurti kur u mbajtën ato dhe Kosova u fut në krizë institucionale. Si pasojë e mungesës së institucioneve, Kuvendi ende s’e ka miratuar buxhetin 2026 e as marrëveshjet ndërkombëtare shumëmilionëshe.Pos tyre, Kuvendi e ka obligim ta zgjedhë presidentin deri më 4 mars, një muaj para se Vjosa Osmanit t’i përfundojë mandati.","author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}}}],"image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/11/400f1782-1f33-4f7c-9104-f4ab64e55284.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
