Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nga nesër e deri të mërkurën hap dyert për diasporën, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Dyert e Kuvendit do të jenë të hapura nga ora 12:00 deri në orën 16:00, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ky organizim vjen në kohën kur ka dështuar konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30 ditës nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, si[ parasheh aktgjykimi i vitit të kaluar i Gjykatës Kushtetuese.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka kërkuar në dy raste – së fundi të shtunën – kohë shtesë për arritje të një marrëveshje.
E pas kërkesës që bëri të shtunën, deputetja e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Time Kadrijaj, e gjuajti me vezë Kurtin dhe u desh ndërhyrja e sigurimit.
Vazhdimi i radhës i seancës nuk është caktuar ende nga Kuvendi.
-
LVV MPs do not leave the Government even after declaring the Assembly constituted
-
VV's proposals fail, the Assembly remains unconstituted
-
Rama: Kosovo is not Albin Kurti's property
-
Cakolli: The Constitutional Court reconfirmed the well-known constitutional standard
-
President within 34 days or elections on June 7th at the latest