---
description: Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të vendit, të martën. Aktualisht ajo është kryetare e Ak
title: Kush është Justina Shiroka-Pula, presidentja e Kosovës?
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/07/3e6572a1-fefe-4124-875d-db488e292761.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kush është Justina Shiroka-Pula, presidentja e Kosovës?

![Justina Shiroka Pula](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/3e6572a1-fefe-4124-875d-db488e292761.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 6 tetor 2026 22:30
- Shpërndaje në:

- 6 tetor 2026 22:30
- Shpërndaje në:

Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës. 

Deri tash ajo ka qenë kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

Në biografinë e publikuar në faqen e ASHAK-ut thuhet se Shiroka-Pula u lind më 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore (1968) dhe të mesmen (1972) i kreu në Prishtinë. Diplomoi me sukses në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1976. Studimet pasuniversitare, në fushën e Teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik, i vijoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku u diplomua në vitin 1984. Sipas biografisë Shiroka-Pula u doktorua në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës (1977), duke mbrojtur tezën e doktoratës me titull ”Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Pas diplomimit, ajo punoi për një kohë të shkurtër në Bankën Popullore të Kosovës. Në vitin 1978, nisi karrierën e gjatë akademike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës si asistente për lëndën “Kërkimet Operacionale”. Kaloi nëpër të gjitha rrethet e avancimit akademik, duke u zgjedhur Profesore Ordinare në vitin 2004. Gjatë karrierës ka shërbyer si Shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të UP-së dhe anëtare e Bordit Drejtues të UP-së. Ka kryer studime dhe trajnime post-doktorale jashtë vendit, duke përfshirë Universitetin e Lincit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në SHBA. 

Shiroka-Pula ka mbajtur edhe pozita të larta publike. Ka shërbyer si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011, si dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë viteve 2011–2014. 

[Lexo përditësimet tjera![Shiroka-Pula](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/176db09d-b9d9-4eb9-a771-a15c51ccf981.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës</h4>](https://www.koha.net/arberi/live-dita-vendimtare-per-presidentin-tensione-per-specialen)

[#president](https://www.koha.net/tag/president) [#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#Justina Shiroka-Pula](https://www.koha.net/tag/justina-shiroka-pula)

Artikuj të ngjashëm

- [![Justina Shiroka-Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës](https://resources.koha.net/images/2025/December/19/9a40cae2-dade-45f7-9610-b879d41efdaa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 19 dhj 2025 Justina Shiroka-Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës](https://www.koha.net/kulture/justina-shiroka-pula-zgjidhet-kryetare-e-akademise-se-shkencave)
- [![Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/0e24e6f4-1230-4dab-be8f-a6e9e90f8477.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes](https://www.koha.net/arberi/justina-shiroka-pula-merr-zyrtarisht-detyren-e-presidentes)
- [![Sot inaugurimi i presidentes Justina Shiroka-Pula](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/58efe775-ec5f-4801-8c56-bbe001f19503.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 Sot inaugurimi i presidentes Justina Shiroka-Pula](https://www.koha.net/arberi/sot-inaugurimi-i-presidentes-justina-shiroka-pula)
- [![Reagimet pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente](https://resources.koha.net/images/2023/January/27/justina1674819334.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 tet 2026 Reagimet pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente](https://www.koha.net/arberi/reagimet-pas-zgjedhjes-se-justina-shiroka-pules-presidente)
- [![Përfundon saga dyvjeçare, Kosova u shpëton zgjedhjeve – Justina Shiroka-Pula bëhet presidente](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/00b6a389-be32-44b7-9d9a-3301b95467fa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 tet 2026 Përfundon saga dyvjeçare, Kosova u shpëton zgjedhjeve – Justina Shiroka-Pula bëhet presidente](https://www.koha.net/arberi/perfundon-saga-2-vjecare-kosova-i-shpeton-zgjedhjeve-justina-shiroka-pula-behet-presidente)

[Arbëri.]() [Salihu: Kurti me deklaratën për komunat synoi të krijojë polarizim](https://www.koha.net/arberi/salihu-kurti-me-deklaraten-per-komunat-synoi-te-krijoje-polarizim)

[Arbëri.]() [Mijatoviq: Pres gatishmëri më të madhe në Serbi për dialog](https://www.koha.net/arberi/mijatoviq-pres-gatishmeri-me-te-madhe-ne-serbi-per-dialog)

[Lifestyle.]() [Çka ndodh me trurin kur konsumoni çdo ditë pije freskuese dietike?](https://www.koha.net/lifestyle/cka-ndodh-me-trurin-kur-konsumoni-cdo-dite-pije-freskuese-dietike)

[Arbëri.]() [Gjykata rrëzon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirim pronash afër xhamisë në ndërtim](https://www.koha.net/arberi/gjykata-rrezon-vendimin-e-komunes-se-prishtines-per-lirim-pronash-afer-xhamise-ne-ndertim)

[Futboll.]() [Bayerni lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Kolnin](https://www.koha.net/futboll/bayerni-leshon-pike-te-rendesishme-barazon-me-kolnin)

[Arbëri.]() [Fatmir Curri propozohet për ambasador në Belgjikë](https://www.koha.net/arberi/fatmir-curri-propozohet-per-ambasador-ne-belgjike)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kush është Justina Shiroka-Pula, presidentja e Kosovës?","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kush-eshte-justina-shiroka-pula-kandidatja-e-propozuar-per-presidente","datePublished":"2026-10-06T22:30:00+02:00","dateModified":"2026-10-07T09:54:31+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":273,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të vendit, të martën. Aktualisht ajo është kryetare e Ak","url":"https://www.koha.net/arberi/kush-eshte-justina-shiroka-pula-kandidatja-e-propozuar-per-presidente","keywords":"president, Albin Kurti, Justina Shiroka-Pula","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/07/3e6572a1-fefe-4124-875d-db488e292761.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
