Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Kurti meets with Kos in Montenegro on the sidelines of the Berlin Process Summit

Kurti - Kos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën në Shën Stefan të Malit të Zi me komisioneren për zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos. Takimi ishte në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit. 

Kurti në postim në Facebook ka thënë se me institucione plotësisht funksionale Kosova do t’i përshpejtojë reformat. Ai ka thënë se është e nevojshme mbështetja proaktive e Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave me Kosovën për anëtarësim. 

“Javën e kaluar miratuam ligjin e fundit për integrim në SEPA, që do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës rreth 58 milionë euro në vit, ndërkohë shpejt fillojnë negociatat për “Roam like at Home” për t’ju bashkuar zonës pa tarifa shtesë. Përparimi ynë demokratik, përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta dhe linjëzimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së duhet të reflektohen në hapa konkretë. Është e rëndësishme dhe e nevojshme, mbështetja proaktive e Komisionit për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. Në Procesin e Berlinit, Kosova i ka ratifikuar të gjitha marrëveshjet, përfshirë atë për njohjen e diplomave, të cilat duhet t’i zbatojnë të gjithë, përkatësisht edhe fqinji ynë verior, Serbia”, ka shkruar Kurti.