Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot nga ora 18:00.
Burimet për KOHËN kanë bërë të ditur se takimi do të mbahet në Kuvend.
Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se janë përcaktuar emrat që do të propozohen për president nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Lëvizja Vetëvendosje unë vetëm po them që është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, po nuk mund t’i ndaj këtu me juve. Më vjen keq sepse pastaj kjo do ta humbte kuptimin pastaj procesi i negociimit. Edhe LDK-ja besoj që së shpejti do të jetë gati sepse javën e kaluar kryetari Abdixhiku tha që kjo javë do të jetë java në të cilën ata do të takohen. Me sa kam marrë vesh unë, në Vetëvendosje kryeministri Kurti ende nuk ka një ftesë nga apo një diskutim se cila do të jetë dita e kësaj jave. Po kështu e ka përdorur gjuhën kryetari Abdixhiku, ka thënë: “këtë javë”. Prandaj ne jemi në pritje e sipër që kjo të ndodhë. Dhe kur kjo të ndodhë, atëherë unë mendoj që do të jetë shumë afër marrëveshja për presidentin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.
-
Kurti: Our absolute priority is to avoid elections
-
Abdixhiku: We agreed not to meet again, the president cannot be an extension of the government
-
Kurti: Going to the elections is not an option, we need the will to make difficult decisions and solutions
-
OVL-UCK: Fatmir Sheholli's case should be treated as a matter of national security
-
Kurti: The importance of the Skopje-Blace highway goes beyond infrastructure