Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Kurti: Criminal Radoićić roams free in public and is protected by Serbia

kr

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të hapen negociatat për anëtarësim në Bashkim Evropian, gjatë fjalës së tij në seancën e Samitit të Procesit të Berlinit. Ai ka deklaruar se Kosova i qëndron vlerave të BE-së e se në politikën e jashtme, Kosova vepron sikur vend anëtar – derisa ka kërkuar edhe anëtarësimin në NATO. 

Kurti ka kritikuar sjelljen e Serbisë karshi Kosovës, derisa ka theksuar se ajo ka përdorur metoda armiqësore sikur Rusia. 

“Në Kosovë, një fqinj ka përdorur të njëjtat metoda, për të njëjtat qëllime, kundër shtetit tonë. Muajin e kaluar u bënë tre vjet nga sulmi terrorist në fshatin verior, Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë sonë, Afrim Bunjaku. Muajin e ardhshëm, bëhen dy vjet nga shpërfaqja e luftës kinetike nëpërmjet një sulmi ndaj infrastrukturës kritike, me shpërthimin e kanalit të furnizimit me ujë të Ibër-Lepencit në fshatin verior, Varagë. Të dyja sulmet ishin bërë për të qenë të mohueshme. Njeriu që ka pranuar përgjegjësinë për Banjskën, Milan Radoiçiq, një kriminel dhe zgjatim lokal, bredh ende i lirë, hapur në publik, i mbrojtur nga aparati i njëjtë shtetëror”, ka thënë ai.

Kurti është shprehur se sulmet e tilla ndaj një demokracie janë “sulm ndaj gjithë Evropës”, ndërsa ka kërkuar përgjigje kolektive. 

“Sulmi ndaj një demokracie evropiane është sulm ndaj gjithë Evropës dhe meriton përgjigje kolektive, sepse reagimi që ndërtohet rast pas rasti nuk është parandalues. Për Kosovën anëtarësimi në NATO sjell edhe parandalimin”.

Kurti ka bërë thirrje për reagim edhe për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. 

“Ju bëj thirrje të shikoni nga afër Luginën e Preshevës, ku shqiptarët, hap pas hapi, po shtyhen jashtë institucioneve, jetës publike e qytetare, derisa qëndrimi po bëhet shumë më i vështirë sesa largimi. Dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e njeriut janë të parat në mesin e vlerave që duhet t’i ndajmë së bashku”.

Read other updates
Samiti i Procesit të Berlinit 2026

Samiti i Procesit të Berlinit synon t’i japë shtytje marrëveshjeve rajonale