Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Return to "ground zero"

Bekim Sejdiu

Photo: Driton Pacharada

Tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president ka kthyer çështjen e presidentit në “pikën zero”.

Një ditë më parë, Sejdiu, emri i të cilit u dakordua në një marrëveshje mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, tërhoqi kandidaturën duke thënë se nuk pati mungesë të nevojshme parlamentare për t’u zgjedhur. Po ashtu ai ka thënë se ka devijim të tërë procesit. Numrat për të mbërritur 80-votëshin nga kjo marrëveshje u bënë të pasigurt kur gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër marrëveshjes.

Udhëheqësit e të dyja partive shprehën keqardhje për dështimin e kandidaturës së Sejdiut.

Asnjëra nga dy partitë që ishin dakorduar për emrin nuk kanë paralajmëruar bisedime të reja.

Kthimi në këtë pikë e bën edhe më të paqartë situatën politike pasi Partia Demokratike e ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese procesin e konstituimit të legjislaturës së 11-të. Ka kërkuar masë të përkohshme.

Ajo ka paralajmëruar se do ta kontestojë edhe formimin e Qeverisë.

Çështja e presidentit pati çuar Kosovën në zgjedhjet e 7 qershorit. Atë kohë, Kuvendi dështoi të zgjidhte një emër të ri pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit.

also Bekim Sejdiu withdraws from presidential candidacy Arberi Bekim Sejdiu withdraws from presidential candidacy

Kuvendi u konstituua me dy muaj e më shumë pas certifikimit të rezultateve, edhe pse Kushtetuta kërkon që konstituimi të bëhet brenda 30 ditësh nga certifikimi.

Kuvendi u shpall i konstituuar pa nënkryetarin nga radhët e PDK-së.

Para konstituimit të shpallur, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, arsyetonte shtyrjen duke thënë se pa një marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit por edhe formimi i Qeverisë nuk shmangin zgjedhje të reja.