---
description: Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend...
title: Kryeministri kërkon nga kryetari i Pejës 250 mijë euro dëmshpërblim për shpifje
image: https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/June/05/05shpif1528183524.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kryeministri kërkon nga kryetari i Pejës 250 mijë euro dëmshpërblim për shpifje

![](https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/June/05/05shpif1528183524.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 5 qershor 2018 11:25
- Shpërndaje në:

- 5 qershor 2018 11:25
- Shpërndaje në:

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, do të përballen në gjyq, sot.

Haradinaj e Muhaxheri do të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Pejës, për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.

Seanca është paraparë të fillojë në orën 10, në mëngjes.

Mirëpo Haradinaj nuk merr pjesë në seancë pasi do të përfaqësohet nga avokati i tij Arianit Koci.

Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj kishte paditur Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake Der Standard.

[Edhe ![Ramush Haradinaj dhe Gazmend Muhaxheri sot përballen në Gjykatë](https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/April/11/Haradinaj-Muhaxheri1523479213.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 nën 2018 Ramush Haradinaj dhe Gazmend Muhaxheri sot përballen në Gjykatë](https://www.koha.net/arberi/ramush-haradinaj-dhe-gazmend-muhaxheri-sot-perballen-ne-gjykate)

Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas këtyre deklaratave, ku kishte akuzuar Haradinajn se “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe lojërave të fatit” në Pejë.

Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga kreu i komunës së Pejës.

Artikuj të ngjashëm

- [![Aktvendimi për padinë e Haradinajt kundër Muhaxherit më 5 dhjetor](https://resources.koha.net/images/2018/November/18/Ramush-Haradinaj1542568039.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 nën 2018 Aktvendimi për padinë e Haradinajt kundër Muhaxherit më 5 dhjetor](https://www.koha.net/arberi/aktvendimi-per-padine-e-haradinajt-kunder-muhaxherit-me-5-dhjetor)
- [![Mbrojtja e Muhaxherit propozon si prova transkriptet e NATO-s për Haradinajn](https://resources.koha.net/images/2018/October/10/seanca_gjyqsore-peje1539203235.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 tet 2018 Mbrojtja e Muhaxherit propozon si prova transkriptet e NATO-s për Haradinajn](https://www.koha.net/arberi/mbrojtja-e-muhaxherit-propozon-si-prova-transkriptet-e-nato-s-per-haradinajn)
- [![Kush e ka akuzuar Haradinajn për përfitime të paligjshme, Muhaxheri apo gazetarja austriake](https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/June/05/ramsuhii-agzi-768x4331528212521.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 qer 2018 Kush e ka akuzuar Haradinajn për përfitime të paligjshme, Muhaxheri apo gazetarja austriake](https://www.koha.net/arberi/kush-e-ka-akuzuar-haradinajn-per-perfitime-te-paligjshme-muhaxheri-apo-gazetarja-austriake-1)
- [![KTV sjell të plotë epilogun e kontestit gjyqësor Haradinaj – Muhaxheri](https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/April/11/Haradinaj-Muhaxheri1523479213.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Video 5 dhj 2018 KTV sjell të plotë epilogun e kontestit gjyqësor Haradinaj – Muhaxheri](https://www.koha.net/video/ktv-sjell-te-plote-epilogun-e-kontestit-gjyqesor-haradinaj-muhaxheri)

[Showbiz.]() [Shpallen nominimet për “Grammy” 2027, kryeson Raye me 11-të](https://www.koha.net/showbiz/shpallen-nominimet-per-cmimet-grammy-2027-olivia-dean-taylor-swift-dhe-bruno-mars-ne-gare)

[Arbëri.]() [Energjia dhe tregtimi i saj me kompanitë serbe në Kosovë, sot në “60 Minuta” me deputeten Janina Ymeri](https://www.koha.net/arberi/energjia-dhe-tregimi-i-saj-me-kompanite-serbe-ne-kosove-sot-ne-60-minuta-me-deputeten-janina-ymeri)

[Arbëri.]() [Alarmi për krizë 72-orëshe në BE, Palokaj: Për qytetarët e Kosovës nuk është asgjë e re](https://www.koha.net/arberi/alarmi-per-krize-72-oreshe-ne-be-palokaj-per-qytetaret-e-kosoves-nuk-eshte-asgje-e-re)

[Showbiz.]() [Gerard Depardieu tërheq apelin ndaj dënimit për sulm seksual dhe u kërkon falje viktimave](https://www.koha.net/showbiz/gerard-depardieu-terheq-apelin-ndaj-denimit-per-sulm-seksual-dhe-u-kerkon-falje-viktimave)

[Arbëri.]() [Vlahoviq për interpretimin e melodisë nacionaliste në Bruksel: Provokim i qëllimshëm me mesazhe të qarta](https://www.koha.net/arberi/vlahoviq-per-interpretimin-e-melodise-nacionaliste-ne-bruksel-provokim-i-qellimshem-me-mesazhe-te-qarta)

[Futboll.]() [Rashica drejt largimit nga Beshiktashi](https://www.koha.net/futboll/rashica-drejt-largimit-nga-beshiktashi)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kryeministri kërkon nga kryetari i Pejës 250 mijë euro dëmshpërblim për shpifje","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kryeministri-kerkon-nga-kryetari-i-pejes-250-mije-euro-demshperblim-per-shpifje","datePublished":"2018-06-05T11:25:15+02:00","dateModified":"2026-07-10T20:45:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":217,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend...","url":"https://www.koha.net/arberi/kryeministri-kerkon-nga-kryetari-i-pejes-250-mije-euro-demshperblim-per-shpifje","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/June/05/05shpif1528183524.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
