Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Krasniqi: Kosovo lacks a national road safety strategy

dgas

Drejtori i Kolegjit Tempulli, Muhamed Krasniqi, ka thënë se janë shumë faktorë që ndikojnë në rritjen e numrit të aksidenteve dhe mungesën e sigurisë në rrugë.

Ai ka thënë se pavarësisht telasheve politike, Qeveria në detyrë duhet të ndërmarrë masa e të angazhohet për sigurinë rrugore. Ka shtuar se aksidentet mund të parandalohen.

“Aksidentet nuk ndodhin vetvetiu,  janë disa shkaktarë që ndikojnë. Gjendja e sigurisë rrugore sivjet është më keq se vitin e kaluar. Faktori njëri është shkaktari kryesor pse ndodhin kaq shumë aksidente”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjobat dhe kundërvajtjet nuk janë zgjidhje e këtij problemi.

Sipas tij, një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve janë telefonat.

“Ne si shtet nuk kemi strategji kombëtare për sigurinë rrugore. Kjo strategji nuk duhet të jetë afatshkurte. Nuk mund ta fajësojmë policinë në këtë rast, sepse politikat i bënë ministria përkatëse”, ka thënë ai.

also Krasniqi: September 16 will prove the purity of the KLA's war Arberi Krasniqi: September 16 will prove the purity of the KLA's war

Krasniqi ka thënë se në Kosovë nuk ka pasur kurrë matje të performancës rrugore.

Ai ka thënë se nevojitet hetim i thellë i aksidenteve në mënyrë që të ulet numri i tyre në përgjithësi.