---
description: Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se mërgimtarët që deri më tani janë regjistruar në vendet gjermane si shtetas të Serbisë, mund ta ndë
title: Kosovarët në Gjermani s’do të regjistrohen më si shtetas serbë
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/11/9d5d1855-d084-4ce3-bafe-055478533c46.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kosovarët në Gjermani s’do të regjistrohen më si shtetas serbë

![Gjermania](https://resources.koha.net/images/2025/March/11/9d5d1855-d084-4ce3-bafe-055478533c46.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 11 mars 2025 12:18
- Shpërndaje në:

- 11 mars 2025 12:18
- Shpërndaje në:

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se mërgimtarët që deri më tani janë regjistruar në vendet gjermane si shtetas të Serbisë, mund ta ndërrojnë tani këtë.

Ai ka njoftuar të martën në Facebook se mërgimtarët duhet t’iu drejtohen organeve kompetente gjermane dhe të kërkojnë që në kategorinë e shtetësisë “të largohet një herë e përgjithmonë shtetësia e Serbisë”.

Ajeti njoftoi se ky ndryshim vjen nga një qarkore nga ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.

“Më shumë se 17 vjet, qindra e mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës janë regjistruar me automatizëm në komunat e ndryshme, në mënyrë të padrejtë dhe të gabuar dhe si shtetas të Serbisë. Tani e kam kënaqësinë e veçantë që se si rezultat i punës sonë, ky problem i pazgjidhur dhe i trashëguar do të marrë fund. Në vazhdën e përpjekjeve tona të pandërprera dhe komunikimeve të shumta me institucionet gjermane, përkatësisht me kancelarin federale, ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, ministrinë Federale të Punëve të Brendshme dhe ministrinë Federale të Drejtësisë, kemi kërkuar që shtetasit e Kosovës të regjistrohen vetëm si shtetas të saj dhe assesi të mos evidentohen edhe si shtetas serbë. Jo vetëm 16 lëndë gjermane, por edhe mbi 5 mijë e 200 qendra të regjistrimit civil në krejt Gjermaninë e kanë pranuar tashmë një qarkore nga ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ku janë njoftuar për këtë ndryshim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës”, ka thënë ai nëpërmjet një videomesazhi.

Ambasadori i ka ftuar shtetasit e Kosovës që kanë kësi probleme të drejtohen te institucionet gjermane ose t’i drejtohen ambasadës së Kosovës në Gjermani.

“Ata tash e tutje do të regjistrohen vetëm si shtetas të Kosovës. U bëjmë thirrje qytetarëve me vendbanim në Gjermani dhe që janë të prekur nga ky fenomen, t’u drejtohen organeve kompetente gjermane për të bërë korrigjimin e dokumentacionit. Duhet të kërkoni që në kategorinë e shtetësisë të largohet një herë e përgjithmonë shtetësia e Serbisë”, u shpreh ai.

[#Gjermania](https://www.koha.net/tag/gjermania) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#shtetasit](https://www.koha.net/tag/shtetasit) [#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia) [#ambasadori](https://www.koha.net/tag/ambasadori) [#faruk ajeti](https://www.koha.net/tag/faruk-ajeti)

Artikuj të ngjashëm

- [![Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë](https://resources.koha.net/images/2024/October/17/9ecdf146-37cb-44c5-baf2-06ba29a37373.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 tet 2024 Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë](https://www.koha.net/arberi/gjermania-do-ta-zgjidhe-problemin-e-regjistrimit-te-kosovareve-si-shtetas-te-serbise)
- [![Sveçla: Qindra aplikime nga serbët për shtetësi të Kosovës](https://resources.koha.net/images/2026/May/28/b8d9cb29-db99-4407-a58d-73132fa88a60.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 maj 2026 Sveçla: Qindra aplikime nga serbët për shtetësi të Kosovës](https://www.koha.net/arberi/svecla-qindra-aplikime-nga-serbet-per-shtetesi-te-kosoves)
- [![Zbatimi i ligjit, mbi 100 shtetas të huaj regjistrojnë adresat e qëndrimit në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2025/May/21/9895fbe4-c17a-4374-bc87-38084d43babe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 mar 2026 Zbatimi i ligjit, mbi 100 shtetas të huaj regjistrojnë adresat e qëndrimit në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/zbatimi-i-ligjit-mbi-100-shtetas-te-huaj-regjistrojne-adresat-e-qendrimit-ne-kosove)
- [![Kushti i Gjermanisë për ta fituar shtetësinë: Ta pranoni të drejtën e Izraelit për të ekzistuar](https://resources.koha.net/images/2024/June/28/4cd8a173-1d74-4795-badf-47f3c0d8fb19.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 qer 2024 Kushti i Gjermanisë për ta fituar shtetësinë: Ta pranoni të drejtën e Izraelit për të ekzistuar](https://www.koha.net/bote/kushti-i-gjermanise-per-ta-fituar-shtetesine-ta-pranoni-te-drejten-e-izraelit-per-te-ekzistuar)
- [![Avokatja: Ligji për fitim të shtetësisë favorizoi serbët në raport me shqiptarët e Turqisë](https://resources.koha.net/images/2026/October/13/a57ecc35-1a32-4775-b190-1ab80262879a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 tet 2026 Avokatja: Ligji për fitim të shtetësisë favorizoi serbët në raport me shqiptarët e Turqisë](https://www.koha.net/arberi/avokatja-ligji-per-fitim-te-shtetesise-favorizoi-serbet-ne-raport-me-shqiptaret-e-turqise)

[Futboll.]() [Galatasaray shkruan për vdekjen e Prekazit: Nuk do të harrojmë kurrë](https://www.koha.net/futboll/galatasaray-shkruan-per-vdekjen-e-prekazit-nuk-do-te-harrojme-kurre)

[Botë.]() [Nvidia nis hetim për lidhjen e drejtorit ekzekutiv me një të dyshuar si spiune kineze](https://www.koha.net/bote/nvidia-nis-hetim-per-lidhjen-e-drejtorit-ekzekutiv-me-nje-te-dyshuar-si-spiune-kineze)

[Futboll.]() [Vdiq Xhevat Prekazi](https://www.koha.net/futboll/vdiq-xhevat-prekazi)

[Basketboll.]() [Tjetër fitore bindëse e Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/tjeter-fitore-bindese-e-trepces)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kosovarët në Gjermani s’do të regjistrohen më si shtetas serbë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kosovaret-ne-gjermani-sdo-te-regjistrohen-me-si-shtetas-serbe","datePublished":"2025-03-11T12:18:02+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:00:10+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":388,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se mërgimtarët që deri më tani janë regjistruar në vendet gjermane si shtetas të Serbisë, mund ta ndë","url":"https://www.koha.net/arberi/kosovaret-ne-gjermani-sdo-te-regjistrohen-me-si-shtetas-serbe","keywords":"Gjermania, kosova, shtetasit, Serbia, ambasadori, faruk ajeti","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/11/9d5d1855-d084-4ce3-bafe-055478533c46.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
