Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Kosovo calls on citizens in Istanbul to be careful of heavy rains and flooding

Istanbul

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve në këtë qytet që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut nga përmbytjet.

Në një njoftim, konsullata ka këshilluar qytetarët që të shmangin zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji, si dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve të dendura.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të informohen përmes burimeve zyrtare për zhvillimet e fundit.

Konsullata ka theksuar rëndësinë e kujdesit të shtuar gjatë lëvizjes në qytet, për të shmangur rreziqet që mund të shkaktohen nga reshjet dhe përmbytjet.

Për raste emergjente, mund të kontaktoni në numrin:
📞 +90 531 105 63 91