Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad.
12 persona janë vrarë dhe 309 të tjerë janë plagosur në këtë sulm të së shtunës.
Konjufca ka shprehur mbështetjen e Kosovës për popullin e Arabisë Saudite.
“Sulme të tilla ndaj aviacionit civil përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe duhet të marrin fund. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Shpreh solidaritetin tim me ministrin e Punëve të Jashtme, @FaisalbinFarhan, dhe ritheksoj mbështetjen e palëkundur të Republikës së Kosovës për popullin e Arabisë Saudite në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar në “X” Konjufca.
I strongly condemn the devastating Houthi attack on King Khalid International Airport in Riyadh, which killed civilians and injured many more. Such attacks on civilian aviation pose a grave threat to human life and must cease.
I extend my heartfelt condolences to the families of those killed and wish the injured a swift recovery. I stand in solidarity with FM @FaisalbinFarhan and reaffirm the Republic of Kosova’s unwavering support for the people of Saudi Arabia during this difficult time.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) October 11, 2026
Huthit nuk kanë komentuar sulmin e së shtunës, por kanë marrë përgjegjësinë për sulme të veçanta ndaj të njëjtit aeroport të enjten, ku u vranë tre persona dhe u dëmtua një aeroplan. Ndërkohë tre persona të tjerë u vranë në sulme të veçanta të Huthëve ndaj dy aeroporteve të tjera saudite, më 6 dhe 7 tetor.