---
description: Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk do ta ketë në agjendë çështjen e Kosovës, kanë konfirmuar nga KiE.Komiteti mblidhet javën e ardhshme dhe aty p
title: "KiE: Diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale, për momentin Kosova s’është në agjendë"
image: https://resources.koha.net/images/2024/April/27/2095f0d7-a882-4c86-8108-7936294d1646.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# KiE: Diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale, për momentin Kosova s’është në agjendë

![Keshilli i Evropes](https://resources.koha.net/images/2024/April/27/2095f0d7-a882-4c86-8108-7936294d1646.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Fitim Gashi](https://www.koha.net/autori/fitim-gashi/articles) [![Fitim Gashi](https://resources.koha.net/author/2018/December/11/Fitim_11544542129.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/fitim-gashi/articles)
- 9 maj 2024 09:35
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Fitim Gashi](https://www.koha.net/autori/fitim-gashi/articles) [![Fitim Gashi](https://resources.koha.net/author/2018/December/11/Fitim_11544542129.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/fitim-gashi/articles)
- 9 maj 2024 09:35
- Shpërndaje në:

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për momentin nuk e ka në agjendë çështjen e Kosovës, kanë konfirmuar nga KiE.

Komiteti mblidhet javën e ardhshme dhe aty pritej që pas votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare, çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE të shkonte në duart e Ministrave të Jashtëm të Këshillit që do të vendosnin përfundimisht nëse Kosova do të bëhej anëtarja më e re e organizatës.

“Sa për sqarim, diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale. Në këtë moment, Kosova nuk është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave. Nuk kemi më shumë informacion në këtë fazë, por do t’ju njoftojmë për zhvillimet”, kanë thënë nga Këshilli i Evropës për KOHËN.

Franca dhe Gjermania kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk pranon që këto dy çështje të lidhen me njëra-tjetrën.

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur absurd kushtëzimin e të dyja shteteve që Kosova ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

---

**Masat ndaj Rusisë, të drejtat e njeriut në agjendën e KiE-së më 17 maj**

[Edhe ![Kosova jashtë agjendës të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE-së](https://resources.koha.net/images/2024/April/27/6969b660-0e62-4059-8ef8-4eaa4922e093.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 maj 2024 Kosova jashtë agjendës të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE-së](https://www.koha.net/arberi/kosova-jashte-agjendes-te-mbledhjes-se-komitetit-te-ministrave-te-kie-se)

Zgjerimi i masave sanksionuese ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës do ta dominoj agjendën e Komitetit të Ministrave në takimin e 17 majit, i cili mbahet në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës. Të pyetur rreth mundësisë që Kosova të futet në agjendë, zyrtarë të kësaj organizate kanë thënë se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale, dhe për momentin s’është në rend dite.

“Agjenda do të përfshijë masat që Këshilli i Evropës po vazhdon t’i marrë në përgjigje të agresionit të plotë të Federatës Ruse kundër Ukrainës, zbatimin e Deklaratës së Rejkjavikut (miratuar në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në vitin 2023) dhe miratimin të një Konvente për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe sundimin e ligjit”, shkruan në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës.

[#Keshilli i Evropes](https://www.koha.net/tag/keshilli-i-evropes) [#Kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#agjende](https://www.koha.net/tag/agjende) [#asociacioni i komunave serbe](https://www.koha.net/tag/asociacioni-i-komunave-serbe)

Artikuj të ngjashëm

- [![Ngec procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, s’ka përfshirje as në maj](https://resources.koha.net/images/2025/May/12/2c762ebf-7113-4a23-86ab-4ea6ef419707.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 maj 2025 Ngec procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, s’ka përfshirje as në maj](https://www.koha.net/arberi/ngec-procesi-i-anetaresimit-te-kosoves-ne-kie-ska-perfshirje-as-ne-maj)
- [![Fati i aplikacionit të Kosovës i paqartë, agjenda e KiE ende s’është caktuar](https://resources.koha.net/images/2024/April/27/6969b660-0e62-4059-8ef8-4eaa4922e093.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 pri 2025 Fati i aplikacionit të Kosovës i paqartë, agjenda e KiE ende s’është caktuar](https://www.koha.net/arberi/fati-i-aplikacionit-te-kosoves-i-paqarte-agjenda-e-kie-ende-seshte-caktuar)
- [OpEd 20 maj 2024 Nga UNESCO te Këshilli i Evropës](https://www.koha.net/veshtrime/nga-unesco-te-keshilli-i-evropes)
- [![Këshilli i Evropës thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës](https://resources.koha.net/images/2024/February/26/Flamujt-Kosoves-dhe-BE-Ilustrime-Prishtine-25-11-2018-dp1708956504.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 maj 2024 Këshilli i Evropës thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës](https://www.koha.net/arberi/keshilli-i-evropes-thote-se-po-shqyrton-se-si-te-procedoje-per-rastin-e-kosoves)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Showbiz.]() [Johnny Depp transformohet për rolin e ri në filmin “Ebenezer”](https://www.koha.net/showbiz/johnny-depp-transformohet-per-rolin-e-ri-ne-filmin-ebenezer)

[Showbiz.]() [“The Rescue” sjell aksion, mister dhe një mision të rrezikshëm](https://www.koha.net/showbiz/the-rescue-sjell-aksion-mister-dhe-nje-mision-te-rrezikshem)

[Futboll.]() [Zvicra nuk gabon ndaj Sllovenisë](https://www.koha.net/futboll/zvicra-nuk-gabon-ndaj-sllovenise)

[Futboll.]() [Supergol i Yamalit në fitoren e Spanjës](https://www.koha.net/futboll/supergol-i-yamalit-ne-fitoren-e-spanjes)

[Botë.]() [Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani](https://www.koha.net/bote/alarm-per-sulme-nga-ajri-edhe-ne-moldavi-e-lituani)

[Ekonomi.]() [Deri në korrik, diaspora investoi 380 milionë euro në patundshmëri](https://www.koha.net/ekonomi/deri-ne-korrik-diaspora-investoi-380-milione-euro-ne-patundshmeri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"KiE: Diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale, për momentin Kosova s’është në agjendë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kie-diskutimet-e-komitetit-te-ministrave-jane-konfidenciale-per-momentin-kosova-seshte-ne-agjende","datePublished":"2024-05-09T09:35:34+02:00","dateModified":"2026-07-10T03:10:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":391,"author":[{"@type":"Person","name":"Fitim Gashi","url":"https://www.koha.net/autori/fitim-gashi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk do ta ketë në agjendë çështjen e Kosovës, kanë konfirmuar nga KiE.Komiteti mblidhet javën e ardhshme dhe aty p","url":"https://www.koha.net/arberi/kie-diskutimet-e-komitetit-te-ministrave-jane-konfidenciale-per-momentin-kosova-seshte-ne-agjende","keywords":"Keshilli i Evropes, Kosova, agjende, asociacioni i komunave serbe","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/April/27/2095f0d7-a882-4c86-8108-7936294d1646.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
