Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

KFOR confirms gradual withdrawal from Ibar Bridge

KFOR

KFOR troops on the Ibri Bridge / KOHA

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përherhsme të KFOR-it nga Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Siç ka njoftuar KFOR-i, kjo po zhvillohet me përmirëismin e situatës së sigurisë në Kosovë, si pjesë e procesit të zvogëlimit gradual të pranisë së KFOR-it.

Tutje thuhet se ky proces do të zhvillohet gradualisht dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës e EULEX-in. 

“Misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga Ura Kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, ky është pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it. Ky proces do të jetë gradual, i bazuar në kushtet në terren dhe do të koordinohet ngushtë me të gjithë akterët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigje.